SPAK mësohet se ka në dorë prova të mjaftueshme për të mbërthyer Arben Ahmetajn dhe biznesmenin Lirim Fezollarin, të cilët kanë bashkëpunuar për tjetërsimin dhe përvetësimin dy pronave shtetërore në Tiranë, te Unaza e Madhe dhe 5 Maji, në të cilat Fezollari ka ngritur bizneset e tij, Latitude dhe një qendër tregtare.
Prapaskena mëson se hetuesit kanë konstatuar një raport korruptiv mes Arben Ahmetajt dhe Fezollarit, të cilët kanë grabitur pronën publike, duke ngritur biznese private për interesat e tyre.
Hetuesit kanë sekuestruar telefonin e Fezollarit, nga zbëthimi i të cilit mësohet se janë përftuar prova me interes për hetimet.
Një burim tha për Prapaskenën se nga zbërthimi i telefonit janë zbuluar komunikime dhe koordinime mes Fezollarit dhe Arben Ahmetajt, të cilët kanë përvetësuan pronat publike dhe private në zonat më të lakmueshme të Tiranës.
Përpos pazarit me pasurinë publike, Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari kanë udhëtuar disa herë bashkë jashtë vendit.
Ministri dhe biznesmeni dyshohet se kanë frekuentuar bashkë hotele luksoze me 5 yje. Nuk dihet nëse në këmbim Fezollari i ka dhënë para cash, aksione apo pasuri të palujtshme Ahmetajt, i cili ka udhëhequr kalimin e pronave në duart e Fezollarit.
Prapaskena mëson se ka prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Ahmetajt, Fezollarit dhe sekustrimin e pasurive të përfituara në formë të paligjshme.
Por, nga ana tjetër, si Fezollari, ashtu edhe Ahmetajt, po lëvizin çdo gur për t’i shpëtuar veprimit ligjor, me lobime, ndërhyrje të paligjshme, sekserë, miq etj.
Nuk kuptohet se pse nuk procedohet me arrestimin e Fezollarit dhe kërkesën për t’i hequr imunitetin Arben Ahmetajn, për të zbatuar një praktikë që SPAK ka ndjekur edhe në raste të tjera.