Nuk ka pothuajse asgjë për të cilën politikanët e polarizuar në Uashington mund të bien dakord këto ditë. Bashkëpunimi dypartiak është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjetur.
Por ka një çështje në të cilën pothuajse të gjithë e shohin “sy më sy”. Dhe kjo është vlera e Marrëveshjes e së “Premtes së Mirë” (GFA), e cila i dha fund 30 viteve të dhunës vdekjeprurëse në Irlandën e Veriut.
Vetë marrëveshja shihet si një shembull i ndritshëm i asaj që mund të arrihet me diplomaci të vendosur dhe negociata të kujdesshme.
Politikanët amerikanë me të drejtë janë krenarë për rolin që luajti SHBA-ja në sigurimin e paqes. Ishte thelbësore puna e palodhur e senatorit, George Mitchell si dhe angazhimi intensiv i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Presidenti Biden e sheh marrëveshjen si pjesë të trashëgimisë së tij politike dhe mund të kërkojë merita për inkurajimin e përfshirjes së SHBA-së në procesin e paqes gjatë viteve 1980 dhe 90-ta.
Mbrojtja e GFA dhe paqes relative që ajo siguron, ka qenë një prioritet i lartë për administratën Biden. Ka shqetësime të thella se BREXIT mund të ndikojë në marrëveshje.
Kjo vizitë presidenciale nuk do të bëhej nëse “Framework Windsor” nuk do të ishte siguruar për të zgjidhur çështjet mbi tregtinë midis Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. E ardhmja e çdo marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së varet gjithashtu nga mirëmbajtja e vazhdueshme e GFA.
Në Belfast, presidenti amerikan do të flasë se si SHBA-ja mund të ndihmojë që të mbështesë “potencialin e gjerë ekonomik të Irlandës së Veriut”.
Në Dublin, ai pritet t’i drejtohet parlamentit irlandez dhe të theksojë bashkëpunimin e ngushtë midis dy kombeve. Ai do të bëjë më shumë vizita personale në County Louth dhe County Mayo për të rishikuar rrënjët familjare.
Ekziston një traditë e gjatë që presidentët e SHBA-së i shijojnë më shumë udhëtimet në Irlandë sesa shumë angazhime të tjera zyrtare.
Bill Clinton u përshëndet nga turma e madhe në vitin 1995, kur ai u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Irlandën e Veriut. New York Times shkroi se “irlandezët i dhanë Bill Clinton dy ditët më të mira të presidencës së tij”.
Gjashtëdhjetë vjet më parë, John F Kennedy e përshkroi udhëtimin në këtë vend në vitin 1963 si katër ditët më të mira të jetës së tij.
Që atëherë, presidentët Richard Nixon, Ronald Reagan, George W Bush, Barack Obama dhe Donald Trump kanë bërë të gjithë udhëtime në Ishullin Emerald – të gjitha për zilinë e madhe të shumë vendeve të tjera evropiane që nuk marrin aq shumë vëmendje.
Joe Biden është jashtëzakonisht krenar për trashëgiminë irlandeze. E përmend në çdo rast. Menjëherë pasi u zgjodh president në vitin 2020, gazetari Nick Bryant i kërkoi një “prononcim të shkurt për BBC”. Ai u përgjigj me shpejtësi, “BBC? Unë jam irlandez!”
Atij i pëlqen të citojë poetë irlandezë dhe përdor përvojën e qytetarëve irlandezë si një mënyrë për të shprehur ndjeshmërinë me pakicat në mbarë botën.
Diaspora irlandeze në Amerikë nuk ka të njëjtin ndikim të madh në politikën amerikane si dikur. Por me 30 milionë amerikanë që pretendojnë se kanë rrënjë irlandeze – që është rreth një e dhjeta e popullsisë aktuale – nuk i bën kurrë ndonjë dëm një presidenti amerikan të shihet duke përqafuar lidhjet e tij me këte popull.
Me dy stërgjyshërit që vijnë nga Irlanda, Joe Biden është një nga presidentët “më irlandezë” në histori.
Edward Blewitt ishte një inxhinier dhe prodhues tullash që u largua nga qyteti i Ballinës, Mayo, në bregun perëndimor në vitin 1850. Ai vendosi të shkonte në Scranton në Pensilvani.
Këtë javë, stërnipi i tij do të ballafaqohet me një mural të madh të pikturuar në sheshin e qytetit.
Në bregun lindor të Irlandës, qyteti i vogël i Carlingford në Louth, po pret gjithashtu një vizitë.
Ishte prej andej që stërgjyshi i presidentit Biden nga ana e nënës, Owen Finnegan, i cili u largua në fund të viteve 1840.
Këto ditë, njerëzit e Gadishullit Cooley po parashikojnë ndërtimin e një ure të shumëpritur në Carlingford Lough që do të përmirësonte lidhjet ekonomike duke i bashkuar ata me Irlandën e Veriut.
Vendasit duan ta shohin atë të emërtuar “Ura Biden”.
Dhe presidenti mund vetëm të ëndërrojë të ketë një pritje kaq të bukur kudo në Shtetet e Bashkuara.