Shkruan Ndoj Mhilli
Në krye të herës lipset të shpjegoj se nuk kam si qëllim të mbroj Ben Blushin, sepse për sa kohë është gjallë mbron veten, aq më tepër nuk e kam as mik, as shok, as fis, as farë. Ama një gjë më nemiti dhe lemeriti kur pashë gjithë ato reagime e komente në rrjetet sociale, që shkonin deri në kërcënime, sharje, nemë, mallkime e fyerje banale. Madje shprehej një dëshirë e madhe për ta zhdukë nga faqja e dheut, a thua se ishte ngritë lugat nga varri diktatori monist a sulltanët, ndaj të cilëve duhet të hakmerremi për të zezat që na kanë bërë.
Vallë pse gjithe ky rrebesh ndaj një artikulli të Ben Blushit? Pse gjithë ky mllef, urrejtje dhe radikalizëm??? Kur në fakt nuk gjej diçka fyese për askënd, përveçse për pushtuesit më të përbindshëm, primitiv dhe barbarë që kanë njohur trojet shqiptare për 500 vjet? Të ngjashëm, shokë e mik, që iu parapriu kishin veç edhe përbindshin serb Stefan Dushanin, të cilin pas shumë krimeve, shfarosjeve e gjenocideve mbi popullin tonë, më në fund e vranë princat arbëror. Ndërkohë, në kohët moderne ju përngjason Sllopodan Milosheviçin, lugati dhe krimineli i Ballkanit. Gjithashtu edhe politikanët tanë.
Një pushtues që na la pa shkolla, pa alfabet e shkrim, pa dije, pa kulture, pa dritë, pa indetlektual, pa universitete, të varfër, të mjerë, nën shfarosje e gjenocid 500 vjet, që më pas u pasua nga gjenocidet, shfarosjet e njëpasnjëshme greko-sllave. Pra, fillë, pas rënies së Perandorisë Osmane na u sulën fqinjët tanë si hjena e çakej, duke na shqyer, vra, përdhunu e shfarosë. Gjenocide, të cilat janë pasojë e drejtëperdrejtë e atij pushtimi e shfarosje 500 vjeçare, që na la më të varfrit, më të persekutuarit, më të paditurit, më të mjerët, më të përçarët, më të prapambeturit dhe më të shfarosurit në Ballkan.
Shqipëria si pasoj e robërisë, varfërisë dhe mjerimit nën Perandorinë Osmane ka humb tre revolucione. Gjë që ka pasë pasoja e do të ketë edhe në të ardhmen për zhvillimin ekonomik, social, politik e kulturorë të shqiptarve; edhe më i dhimbshëm është fakti se ne vazhdojmë të jemi pengje të së shkuarës, mendësisë dhe psikologjisë osmano-lindore. Megjithatë ka ende shpresë, ne si komb duhet të kapim me çdo kusht e çmim revolucionin 0.5, të inteligjencës artificiale, nëse nuk e kapim këtë mundësi të fundit, do të mbetemi pas botës Perëndimore, botës së zhvilluar edhe 300 vjet të tjera.

Për hirë të Zotit lini mënjanë radikalizmat ideologjik e religjoz, e imagjinoni inetelktualisht për një çast, sikur ne të mos binim në atë pushtim barbarësh primitivë, përbindshash, që jetonin si beduin në tenda, kur ne kishim princat nga më të pasurit e Evropës e jetonim në kështjella, dhe një popullsi po aq të pasur, të ditur dhe të kulturuar sa ajo evropiane? Historia e kombit tonë dhe çdo shqiptari, pa etiketa fetare të vendosura dhunshëm nga të tjerët, që nga Dushani – serbët te osmanët, do të kishte qenë plotësisht ndryshe. Ne do të ishim një ndër vendet më të fuqishme të Evropës. Kur erdhën përbindshat aziatik ne ishim 10 miljon popull, vendi me numrin më të madh të popullsisë dhe shtrirje të mirë territoriale në Gadishullin Ilirik, vendi me të ardhurat më të larta për frymë dhe një ndër vendet më të pasura të Evropës. Ne kishim në Durrës universitet, të njëkohëshëm me ato më të vjetrit në Evropë.
Në të tilla rrethana serbët e grekët do të na kishin puthë e lëpirë prapanicën, ama kurrë nuk do të kishin mundur të na shfarosnin, poshteronin e merrnin gjënë më të shtrenjtë dinjitein njerëzor dhe atë kombëtar. Ne shqiptarët jetojmë në turp e poshtërim sot e asaj dite, e do shqipfolsa po na u fyekërkan se ju shanë dumbabën, Perandorinë përbindshe Osmane! Turp i madh!
Mirëpo, çfarë ndodhi pas pesë shekujsh poshtërimi, prapambetje e shfarosje? Nga 10 miljon shqiptar, që që gjeti perandoria, sikur të vazhdonte në atë trajtë zhvillimi i Arbërisë, ne sot do të ishim një nga popujt me numrin më të madh të popullsisë së Evropës, diku te 100 miljon. E dini ju se në atë kohë Rusia ishte më pak se 10 miljon popull? Sa miljon është sot ajo? Diku te 180 miljon popull. Pra pas rënies nën pushtim 5 miljon shqiptar u shpërngulën në Perëndim, 4 të tjerë u shfarosën, duke mos përllogaritë këtu rritjen e popullsisë gjatë 500 viteve, aq i madh ka qenë gjenocidi e shfarosja nga Perandoria satanike Otomane sa kur theu qafën andej nga kishte ardhur, na la me vetëm 1 miljon shqiptarë në rajon.
Kësisoj, a e kuptoni o shqiptarë të dashur, se pa përllogaritë fare shtimin e popullsisë gjatë 500 viteve, ne ngelëm vetëm 1 miljon nga 10 që ishim në mesjetë. Tashmë kushdo me mend në krye, pa fanatizma fetare e ideologjik mund ta kuptoj se çfarë shfarosje kanë bërë ata mbi ne, kur në çdo përllogaritje demografike, siç shprehet Përparim Kabo, ne duhet të ishim minimalsht 50 miljon popull, në vitin 1912, ne në fakt ngelëm diku te 1 miljon, ja të themi 1.5 miljon. Nga kjo del se Pernadoria Osmane paska masakruar edhe shqiptarët që ndërruan fe, më dhunë e masakra, që pas rënies së Shkodrës në vitin 1479, pra shqiptarët myslimanë. Po si vallë dikush me mend në krye dhe i arsimuar mund ta mohojë këtë të vërtetë të frikshme dhe tronditëse, që ju fshihet shqiptarve nga agjendat sllave, turke, greke etj., me qëllim që ata të ruajnë hegjemoninë e tyre mbi kombin shqiptar e të lënë shqiptarët nën skllavëri shumë shekullore???!! Po a jeni shqiptar ju more a çfarë jeni?? Po të vërtetën histroike nuk e fsheh dot askush.
Shkoni merrni arkivat Osmane dhe ato të Vatikanit, që jo pa qëllim i lënë në heshtje studiuesit tanë dhe ata, se do kuptoni me logjikë, e me analizë e arsye se çfarë ka shkaktuar ai pushtim primitivësh, tendaxhishë, shpellarësh të maleve të mongolisë, mbi shqiptarët mysliman e të krishterë. Sidomos këta të fundit se ata të parën në dukje kishin fenë, islamin. Megjithatë natyrshëm lind pyetja, po pse a nuk i vriste Perandoria Osmane, myslimanët që i dilnin kundra? Po pse a nuk i vriste arabët mysliman? Po, i vriste pa fe mëshire, megjithëse ishte një perandori e ngritur mbi ligjin e sheriatit.
Atëhere, pse përbën problem thënia e të vërtetës në këtë vend??? Pse shqiptarët ndjehen keq kur u thuhet se Perandoria Osmane, i ka rrënuar mysliman e të krishter, pavarsisht se synim kishte zhdukjen e krishtërimit, të pafeve, duke iu marrë lirinë, skllaveruar, vjedhur, zhvatur me taksa, vrarë, masakruar e shfarosur. Perandoria Osmane ka masakruar edhe arab, që janë mysliman, ata e pranojnë, nuk kanë kurrfarë kompleksi ta thonë. Vallë pse e kanë kaq kompleks të shahet Perandoria përbindëshe Osmane disa shqipfolës? Kjo është e njëjta gjë si të thuash mos na shani diktaturën komuniste se ata sollën ateizmin, vrasjset dhe pushkatimet. Pra mos na shani Perandorinë Osmane se ato na sollën islamin. Gjithashtu, është njësoj si të thuash se Serbia e Greqia nuk kanë bërë masakra e shfarosje mbi popullin shqiptar. A ka ndonjë fodull që mund ta thotë këtë gjë??????? Mjerisht, ndoshta edhe ka! Sigurisht vegla, argatë, spijuj, Serbie dhe Greqie, kuptohet. Kësisoj, edhe këta që e mohojnë janë argatë, vegla e spijuj, Turqie, Irani dhe Arabie.
Arabët kanë luftuar në vitin 1917 njësoj si ne për liri e pavarsi, ata kanë luftuar njësoj si popujt e tjerë të shtypur, të zhvatur, të vjedhur, të vrarë, të gjenociduar e shfarosur nga një perandori barbare, që nuk la gjë pas, perveç rrenimit kudo që i shkeli thundra. Madje aq rrënimtare ishte kjo pernadori sa Stambolli sot mburret me trashigimin arkitekturore bizantine/romake, se, ajo osmane përveç Xhamisë Blu, lënë për të dëshiruar a janë për faqe të zezë. Shkoni vizitojeni në ballë të saj, aty ku drejtonë lutjet dhe predikimet hoxha keni një simbol. Kjo sa për të kuptuar se kush e ka ndërtuar edhe atë.
Për pesë shekuj ata nuk lanë pas në Shqipëri as një vepër të madhe arkitekturore, madje as edhe një Xhami të bukur, që të mburremi me arkitekturën e saj. Madje aq të prapambetur dhe të mjerë ishin osmanët sa vet pallati i sulltanit, afër Kishës së Shën Sofisë dhe Xhamisë Blu, nga pikepamja arkitekturore, është mjfat i varfër për një perandori aq të madhe dhe aq të fuqishme. Me pak fjalë një kullë dy katshe, me shumë gjasa e kanë bërë mjeshtra shqiptar, dhe me do tavane të zbukuruara me mjeshtri, por jo ndonjë saraj madhështor që i shkon për shtat një perandorie të frikshme për nga madhësia dhe fuqia që ajo pati.
Gjë që do të thotë se, ata kanë qenë të korruptuar deri në palcë, dhe nuk kanë bërë tjetër gjë, përveç disa haremeve për vete që të shuajnë epshet dhe çthurjen e tyre haremore, si dhe disa xhamive për vulgun, me qëllim që të mashtronin popullin e gjorë, që jetonte në verbëri e terrë, nën sundimin diktatorial të sulltanve dhe opskurantizmit fetar, që i mbante në gjumë për me shmangë kryengritjet. Në të vertetë edhe vet turqit dolën të varfër dhe të prapambetur nga ajo perandori, edhe ata humbën tre revolucione si pasoj e korrupsiomnit, çthurjes dhe keqëqeverisjes së Perandorisë Osmane. Kur në Evropë udhëtohej me makinë dhe industriua po zhvillohej, Turqia dhe ne udhëtonim me kalë me karrocë, kur ata kishin dritë elektrike ne kishim kandilat, qirinjtë dhe pishtarët.
Atëhere çfarë problemi ka nëse thuhet kjo gjë??? Apo fanatizmi dhe radikalizmi fetar ndër shqiptar është aq i madh sa që ka vërbuar dhe nuk e shohin dot të vëretetën se feja dhe atdheu nuk janë e njëta gjë, e se perandoria Osmane ishte shfarosëse e shqiptarve dhe masakruese edhe e vet turqve e arabëve mysliman. Ka intelektual turq, mendjendritur që e thonë këtë, atëhere pse duhet të kemi frik ta themi ne?!! Apo se pushtuesi ka vra, shfarosë e masakru edhe shqiptarët mysliman po aq sa ata të krishterë, kur ata kanë luftuar për liri dhe kanë dalë kundër devizës së saj pushtuese.
Ja se çfarë thotë një historian Turk, Ayhan Özer, në veprën “Perandoria osmane, ky mallkim 600-vjeçar”: “Osmanët nuk prodhuan ndonjë gjë. Të ardhurat e thesarit nuk kanë qenë nga puna dhe industria e popullit, por nga haraçet e mbledhura; por edhe ato ishin konsumuar nga sulltanët për shpenzimet e haremeve, si dhe zemërgjerësia bujare nga majtas e djathtas, apo të ndërtimeve të xhamive për të mashtruar publikun. Qeveritarët, të cilët ishin caktuar nga ana e sulltanëve për poste vartëse ishin të korruptuar. Ata administronin territoret e tyre si çifligjet e tyre. Ata i kishin marrë këto poste duke paguar ryshfete sulltanit, në këtë mënyrë ata duhej të mblidhnin këto para me shpejtësi duke plaçkitur popullsinë. Korrupsioni, abuzimi, prapambetja dhe ngacmimet seksuale ishin vulat e osmanëve, dhe të gjitha këto krijuan pakënaqësi të thella në anët e haraçpaguesve.”
Ndërsa sa i takon çthurjes, haremit e degradimit njerëzor, që s’kanë lidhje as me fenë as me ndonjë Zot, përvç me zotin e njerëzve, epshet dhe kënaqësitë seksuale të tyre, ai shkruan: “Një eunuk i zi, shef i cili organizonte trafikun e dhomës së Sulltanit ushtronte fuqi të madhe. Haremi ishte një institucion çnjerëzor i prodhuar ndonjëherë nga ndonjë kulturë. Ai vrau shpirtin e femrave dhe i grabiti ato nga dinjiteti i tyre. Mërzia, monotonia dhe pafuqia i ktheu të burgosurit e haremit në narkomanë. Gratë nuk kishin punë për të bërë, ku të shkonin, veç që të angazhonin me veten e tyre, pa arsim, dhe asnjë shoqëri me meshkuj. Jeta e tyre përbëhej nga thashethemet apo komplotet për të fituar ndonjë favor. Marrëdhëniet lesbike ishin të zakonshme. Lufta e egër për fuqi, intrigat, dhe rivalitetet mes konkubinave e bënte dinamikën edhe më të pamëshirshme në harem. Gratë që kapeshin në tradhti, shpifnin apo bënin komplote i nënshtroheshin një vdekje tragjike; ato mbyteshin dhe hidheshin në det në një copë thesi të ashpër, ose helmoheshin.”
Me gjasa, po t’i kishte thënë këto Blushi apo kushdo tjetër, do të kishte filluar kryengritja haxhiqamilse e budallenjëve dhe pseudointelektualve në Shqipëri. Ai do të ishte dënuar me vdekje nga osmalinjët bashkëkohorë që flasin shqip, por veprojnë otomanisht. Çmenduri kolektive!
Të vjen ndot kur lexon artikuj të pseudo-intelektualve shqiptar që rreken të mbrojnë si Don Kishoti, Perandorinë përbindshe Osmane, më duken sa tragjik aq edhe komik. Shkurt me ta mund të bësh një tragjikomedi donkishoteske otomane. Janë për t’u mishëruar dhe nxjerrë tej si pëgërë. Po si vallë mund të mbroj një njeri i mirëarsimuar a një (pseudo)itelektual një perandori a një diktaturë kriminale, shfarosëse të popujve të krishter e mysliman. Paturpësisht, ka nga ata soj “intelektualësh”, që rreken të fashisin, zvogëlojnë dhe neutralizojnë gjenocidet dhe shfarosjet osmane mbi shqiptar, si dhe përpiqen prapambetjen e shqiptarve nën atë perandori ta justifikojnë dredhisht me faktin se ne ishim zonë malore dhe këtu nuk mund të zhvillohej vendi, sepse ishim periferik. Më vej të vjellë! Po si mund të ishim ne periferik kur ishim shumë afër Romës dhe Vendeikut, në zemër të Evropës?!!! Asesi jo! Kjo përveçse argatëri e frikshme është mbi të gjitha turp intelektual e kombëtar.
Disa të tjerë nxitojnë ta bëjnë Perandorinë përbindshe Osmane parajsa e humbur, toka e premtuar, mrekullia mbi tokë. Mirë o të uruar, po meqë paska qenë kaq mrekulli dhe parajsë tokësore, pse vallë luftuan shqiptarët dhe popujt e tjerë të arratiseshin e të shpëtonin nga parajsa osmane, apo edhe këta hëngrën mollën si Eva dhe Adami?! Hëm, çfarë budallenjsh paskanë qenë të parët tanë, që nuk na lanë të jetojmë e gjallojmë në atë parajsë të frikshme diktature, dhune, gjenocidesh dhe terrori?!!! Të gjithë këta që flasin vetëm një ditë jetë po të kishin kaluar nën atë ferr, që masakroj shqiptarët, nuk do ta kishin përmendur kurrë më me gojë. Kjo është njësoj si të thuash se, komunizmi dhe burgu i Spaçit ishin parajsa tokësore. Mjerim, mjerim intelektual e shpirtëror!
Vetë Perandoria Osmane ishte në mjerim e prapambetje në krahasim me Evropën, ajo humbi njësoj si ne tre revolucione. Merret me mend se si ishte situata në provincë, në Shqipëri, llucë, këneta, varfëri, uri, malarje, luftra, gjenocide dhe vdekje. Vet turqit vuanin nën varfëri, korrupsion, dhunë, prerje kokash, masakrime nga diktatorët që quheshin sulltanë. Është e turpshme që një intelektualtë përpiqet të heshtë, të fshehë, të relativizoj, të zvogëloj rrënimin që sollën osmanët, pushtuesit gjakatarë mbi kombin tone, është turp kombëtar. Madje është tradhëti kombëtare. Është njësoj si të thuash se Serbia dhe Greqia nuk bën asgjë mbi popullin shqiptar. Ata nuk bënë masakra, gjenocide e shfarosje mbi popullin shqiptar. Po a mund të ketë ndonjë këlysh edepsëz, të pacipë shqiptari që mund ta zvogëloj, shuaj e relativizoj këtë fakt tragjik historik?? Mbase edhe ka, mirëpo ata janë bij kurvash do të thoshte i madhi Konica. Turp, turp dhe vetëm turp!
Pastaj, me të drejtë po disi si hilacak, mund të pyes dikush, ndonjë radikal, po pse Perandoria Romake nuk shkaktoj, dhimbje, vrasje dhe krime mbi Ilirinë? Po sigurisht që po. Dajlli ata e djalli këta. Aq djaj ishin sa njëra shpiku kryqëzimin në kryq, e tjetra futjen në hellë për së gjalli.
Mirëpo, në ndryshim nga Perandoria primitive dhe dritëshkurtë Osmane, ajo la pas universitete, rrugë ndërkombëtare, ndërtime, arkitekturë, madje dhe vet Stambollin me të cilën mburret Turqia. Gjithashtu, u themelua, drejtua dhe udhëheq nga ilirë pasardhësit e Enea Dardanidit, djalit të Priam Dardanidit. Sa për dijeni Roma ishte pagane jo e krishter në atë kohë, krishtërimin ua dham ne ilirët dhe hebrenjtë Pali e Pjetri, ilirve të përtej detit – Romës.
Sidoqoftë edhe asaj perandorie ne shqiptarët ja pamë sherrin rëndë. Në vend që të bëheshim ne ilirët e këndej detit perandori, u bën ilirët e andej detit, etruskët, mesapët, groshët, trojanët, dardanidët për shkak të tradhtisë së Teutës, që vrau në pabesi burrin e saj, bashkë me dashnorin Dhimitër Fari, i cili më vonë tradhëtoj atë. Kësisoj ramë nën pushtimin romak. Me gjithë shpirtë do kisha dashtë, që kurrë të mos ishte ngritë ajo perandoria gjakatare e përtej detit në Gadishullin Apenin, por të ngrihej ajo e këndej detit, në Gadishullin Ilirk. Ah sikur, fati jonë do të kishte qenë plotësisht më fatlumë dhe e ardhmja jonë do të kishte qenë më e lavdishme. Sidoqoftë, edhe ajo ka bërë krime pafundësisht. Dajlli, djallë mbetet si i zi si i bardhë qoftë ai.
Përpjekja e vazhdueshme shekullore për zhdukjen e histroisë edhe gjurmëve të shqiptarve është strategjike, e kam thënë edhe në artikuj të tjerë, nga të cilët me sa duket është frymzuar Blushi dhe shumë të tjerë, si në përmbajte e ashtu edhe në stil, ligjërimi dialogjik me pyetje dhe përgjigje, mirëpo nuk mëton as të citoj, duke bërë në thelb plagjiatur stili dhe përmbajtje. Sigurisht duke sjlellë risi e interpretime të reja. Megjithatë ndoshta është ngjashmëri rastësore, pra është mënyrë e ngjashme të mendurai në çaste të caktuara.
Shumë media, portale, gazetarë, politikanë po e përdorin këtë trajtë shkrimi dialogjik. Më vjen mirë që kam revolucionarizuar ligjërimin politik, mediatik e kulturorë – mënyrën e të shkruarit në Shqipëri. Ironi kjo, sigurisht! Mirëpo më vjen shumë keq që nuk më citojnë, siç është e ndershme, a thërrasin në panelet televizive e jo të fshihen si struci në hajdutërinë e tyre intelektuale. Pra me fjalë të tjera këta bëjnë plagjiaturë. Gjë që ndalohet me ligj. Po të ishim vend normal, meqenëse nuk i lë sitemi të më përmendin a citojnë, me qëllim që të zhdukin të vërtetën e hidhur nga historia fallco e tyre, do t’i çoja në gjyq për plagjiaturë. Mirëpo, në kushtet e Shqipërisë nuk ja velën barra qeranë, kur gjykata e gjykatës janë skllevër e vegla të tyre dhe sistemit anti-shqiptar!
Sidoqoftë, le të kthehemi te tema që po shqyrtojmë. Shqetësues është fakti se reagimet janë me natyrë religjoze, asimiluese e jo intelektuale apo kombëtare. Pra feja dhe fetë përdoren si kamuflim dhe mburojë në funksion të qëllimeve të vërteta kundër-shqiptare. Feja dhe kombi nuk janë e njëjta gjë, të dashur injorant vullnetar, shtiracak e dredharak, që për të fsheh agjenda anti-shqiptare neo-otomane, sllave e greke, fshihei pas fesë, duke e përdorë religjionin si mburoj, me formulën e gatshme: ju jeni islamofob!. Blushi ka thënë të vërtetën mbi një komb tjetër jo mbi një fe tjetër në artikullin e tij. Gjë që e kam bërë edhe unë para disa kohësh, dhe nga i cili është frymzuar me shumë gjasa. Atëhere pse gjithë ky rrëmbim ligësie e radikalizmi ndër shqiptar?? Sigurisht në shërbim të interesave turke, ruse, serbe, greke, arabe e iraniane në Shqipëri.
Atëherë, më falni, pse vallë nuk shqetësohen këta shqipfolës, kur flitet për Greqinë dhe Serbinë por sa po flitet për Perandorinë Osmane shfarosëse të shqiptarve marrin zjarrë?? Kujt i shërbejnë këta soj njerëzish Shqipërisë apo Turqisë? Greqisë apo Serbisë?? Po qe puna për krime ndaj shqiptarve dhe shfarosje nuk ja kalon askush Perandorisë Osmane. Ajo zë vendin e parë dhe fillë pas saj renditet Serbia dhe e treta Greqia. Biles po ta shohim që nga lashtësia barabiten sllavët/Serbia me Perandorinë Osmane. Janë në garë titanësh se kush ka bërë më shumë gjenocide e shfarosje mbi shqiptar. Simbas kësaj logjike të sëmurë kundër-shqiptare, i bie që të krishterët të fshein, relavitizojnë, mohojnë e zhdukin gjenocidet serbe e greke mbi shqiptar. Në këtë logjik mjerane që po shfaqin edhe intelektual faqezezë kështu i bie. Po a ka turp më të madh se këtë logjikë kundër-shqiptare???!! Me siguri jo! Shkurt e shqip është tradhëti kombëtare. Në një vend e shtet normal do të dënoheshin për deklarata të tilla.
Siç dihet ne na kanë pushtuar edhe italianët, por të paktën nuk sulmuan a gjenociduan popullsinë civile. Sidoqoftë, pushtuesi pushtues mbetet e mira ta marrë! Ai nuk mund të jetë as vëlla as mik i madh! Gjakun e derdhur për liri, në luftëra epike të shqiptarve mysliman e të krishter, kundër tyre nuk mund ta poshtërojmë e t’i biem mohit, duke emruar përdhunuesin e shfarosësin vëlla, si dhe duke e mbrojtë a quajtë atë çlirues e shpëtues nga Serbia! Kjo është e vërtetë aq sa ç’është drita e diellit. Megjithëse e vërtetë e turpshme dhe e neveritshmë.
Fakt i pakundërshtueshëm histroik është se bota islme nuk është sjellë aspak më mirë ndaj nesh sesa ajo e krishterë ortodokse. Praktika të njëjta, metodika të njëta, marrëveshje e bashkëpunime okultike, në dëm të shqiptarve, gjenocide e shfarosje të njëjta, atëherë dikush me intelekt, dije e kulturë, të më thotë ku është ndryshimi mes tyre?!!! Askund! Këtu flas për njerëz me dije e intelekt jo fanatikë religjionesh a spijuj të paguar. Mirpo, siç thotë Mark Tuin, një mori provash e faktesh t’i sjellësh budallait ai parap se prap nuk bindet.
Këtë praktikë shfarosëse, asimiluese të shqiptareve nuk e ka ndjekur asnjë vend Perëndimor, ama e kanë strategji tre vende: Serbia, me dhunë, gjenocide, ndryshime adresash, varfëri, vrasje, persekutime, krime çnjerëzore etj., Greqia që po bën kërdinë në Jug të Shqiperisë me presione, varrosje e zhvarrosje të gjallësh e të vdekurish, presione, dhunë, pasaporta, pensione, fe dhe Turqia, Irani, e bota islame, duke përdorë si kamuflim ndjesitë fetare, varfërinë dhe përkatësitë fetare – radikalizimim e shqiptarve. Radikalizimi i shqiptave është staretgji e mirëmenduar, finoke dhe djallëzore serbo-turko-greko-ruso-iraniano-arabe për të zhduk shqiptarët nga Ballkani. Pasi me taktikat e tjera nuk ja kanë dal deri më tani. Kjo është arma e fundit dhe më e rrezikshmja në dorë të tyre.
Dihet që bota arabe ka bashkëpunim të ngushtë me Pernadorinë Ruse, e po kështu edhe Perandoria Osmane dhe Turqia sot. Ata nuk vendosin sllavët para nesh. Shkurt e shqip. Intersat e tyre janë më të mëdha për botën sllave – Rusinë se sa për çobenrit e Shqipërisë, të krishter a mysilman qofshin ato. Pushtimi dhe asimilimi vazhdon! E vetmja dritë dhe mundësi shpëtimi me gjithë të metat që ka për ne është Perëndimi e jo Lindja. Këto në thelb janë përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit – qytetërimeve. Natyrshëm lind pyetja, ne ku dhe me kë duam të qëndrojmë?!!! Kjo është mëdyshja dhe pyetja që lind! Qëndrimi në kapërcyllë as këndej e as andej, na bjerrë, varfëron, asimilon dhe rrënon si komb.
Në kushtet të tilla nuk e kuptoj gjithë këtë valë idjoteske urrejtje histerike, deri në kërcënime e dëshirë për vrasje të tjetrit. Ne qoftë se Blushi ka “sha” fenë e ndokujtë, atehere reagimi është i drejtë, në qoftë se ka sha një perandori gjakatare, të perbindshme dhe kriminale anti-shqiptare, që ka masakruar, gjenociduar, shfarosur, shperngul 5 miljon shqiptar në mesjetë, vra masakru edhe 5 miljon të tjerë, poshtëruar e përdhunuar 500 vjet dinjtitetin njerezore e kombetare të shqiptareve, nënave dhe motrave tona, katragjysheve tona, atëherë ju jeni neo-otomanë dhe jo shqiptar. Vegla të azisë e botës sllave e jo patriot të Shqipërisë. Kesisoj, në këtë rast Blushi e kushdo tjetër, mbron interesat kombetare dhe ju të tjerët, që financoheni dhe paguaheni nga Turqia, Serbia, Greqia, Rusia, Irani etj., interesat anti-kombetare serbo-turko-ruso-greko-iraniano-arabe, sepse ata kanë një agjend të përbashkët: radikalizimin, asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve nga Gadishulli Ilirik, që nga antikiteti, mesjeta e deri më sot.
Nga ana tjetër ne shqiptarët duhet të fajsojmë e të merremi më së pari me veten, sepse sikur Hamza Kastrioti, figurën e të cilit rreken ta restaturojnë pikërisht këta shqipot filo-turq, filo-sllav, filo-iranian, historia jonë do të kishte qenë krejt ndryshe. Sikur Hamzai të mos kishte tradhëtuar, pushteti, ushtria dhe shteti që ngriti Gjergj Kastrioti, do të kishte kaluar ne duart e tij. Tradhëtia e Hamza satan Kastriotit ka shkaktuar rrënimin e kombit shqiptar 500 vjet. Ju ftoj intelektualisht, pa ideologji, pa histerizma, pa mëri e urrejtje, të imagjinoni vetëm për një çast, sikur ai të mos kishte tradhruar mixhën e vet, ai do të kishte trashëguar ushtrinë, lidhjet, shtetin e pushtetin e Gjergj Kastriotit, dhe udhëhequr shqiptarët në luftën për liri kundër osmanve. Pra, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, ai do të kishte mbajtë të bashkuar dhe udhëheq shqiptarët, së paku nën vasalitetin e Perandorisë Osmane.
Mirëpo, mjerisht, duke qenë se ai tradhëtoj, dhe djali i Skënderbeut ishte i vogël, i paaaftë për të mabjtur të bashkuar dhe për të udhëheq një ushtri dhe një etni, Lidhja e Princave ra me vdekjen e heroit tonë kombëtar. Kësisoj, tradhëtia kombëtare atëhere edhe sot, madje që nga lashtësia, është ajo që e ka dëmtuar e rrënuiar kombin shqiptar më shumë se çdo ushtri dhe pushtues. Pushtuesit kudorherë kanë përdorë kundër nesh formulën: përçaj e sundo. Pra, pabesitë, shitjet dhe tradhëtitë. Ama sikur fati të kishte qenë ndryshe, ne do të kishim dal nga Perandoria Osmane siç dolën serbët, të bashkur dhe të fuqishëm. Gjithashtu, shqiptarët nuk do të kishin kaluar në kalvarin e shfarosjeve shoviniste sebre e greke në Luftrat Ballkanike.
Nga ana tjetër natyrshëm lind një pyetje, se mos vallë këta të gjeneratës x, të 34 viteve apo 113 viteve shtet kanë bërë më pak të zeza sesa pushtuesit?!! Jooo, joooo, he medet!
Pasojat e tradhëtisë së Hamzait dhe të Teutës e Dhimitër satan Farit, i vaun çdo shqiptar edhe sot e gjithë ditën. Ato janë tradhëtitë më shënjuese të jetës së pëllazgo-iliro-shqiptarve. Mirëpo, ne kemi dhe një të tretë edhe më të hershme, por po aq të tmerrshme, tragjike dhe rrënimtare për rracën pëllazgo-ilire, atë të gjenerlave që tradhtuan Paridin dhe Hektor Dardanidin në Trojën antike. Gjurmët e këtyre tradhtive kanë qenë vendimtare në historinë e kombit shqiptar. Fatkeqësisht, aq vendimtare kanë qenë këto tradhëti, sa kanë ndikuar për shumë shekuj; madje aq rrënimtare kanë qenë këto tradhëti saqë nga pernadori u shndërruam në një fshat varfanjakësh e çobenrish në 28 mijë kilometra. Fajin nuk na e ka Turqia, por vetja more vetja, o medet fajin e kena ne shqiptarët more ne shqiptarët, që lindim e prodhojmë kaq shumë rrugaç, tradhëtarë, diktatorë hora, burra kurva e të korruptuar, lavire, që shiten edhe sot e gjithë ditën sa në Serbi, Greqi, Turqi, Iran, Rusi, Arabi, si dhe Gjermani, Francë, Itali – te llumi fashist i këtyre vendeve. Për një gjë jam i bindur se, Shqipëria sa të jetë jeta nuk bëhet shtet as komb i mirëfilltë, pa vra e zhdukë tradhëtin kombëtar edhe atë që e bëjnë dhe ushqejnë atë brenda nesh, dhe pa u unifikuar në një, ose pa ju hequr të gjitha fetë me ligj, meqenëse po përdoren si armë kundër shqiptarve. Ne shqiptarve na mjafton Zoti, s’kemi nevoj për 300 fe. Fe kemi 300, ama atdhe dhe Zot kemi veç një. Shpresë ka, sepse secili të besoj aty ku do, ama t’i shërbej me sa fuqi ka interesave të përbashkëta kombëtare. Edhe kaq mjafton për një atdhe. Dhëntë Zoti që të jem i gabura, mirëpo mjerisht kam frikë se, jam i skatë!
Zoti as Jezusi nuk kanë krijuar fe, fetë i kanë shpikur e krijuar njerzit për interesa të tyre politike dhe ideologjike. Jezusi askund nuk përmend as fe, as religjion. Ai ka ardhë për të gjithë dhe pritet nga të gjithë, mysliman, të krishter dhe hebrenj, pavarsisht se dikush e quan Isai, dikush tjetër Mesia, e dikush Jezusi/Krishti. Entiteti është i njëjtë. Në fund të botës sipas feve monoteiste pritet të vi ai e jo dikush tjetër. Kësioj paqtohuni të gjithë! Nuk ka vend as për urrejtje, as mëri, të gjithë atë prisni sipas Kuranit, Torahut dhe Biblës. Ideologjitë pastaj kanë qëllime e inters të ndryshme. Ama shqiptart i ftoj të njohin e ndjekin Zotin, jo ideologjitë dhe luftrat për pushtet të qenies njerëzore që fshihen pas feve.
Ne s’kemi asgjë me Perandorinë Osmane, as me Perandorinë Romake, as me Serbinë, as me Greqinë, as me Turqinë apo Italinë, madje i duam shumë, sepse janë gjenociduesit, shfarosësist, përdhunuesit dhe dashnorët e katragjysheve tona. Përdhunuesit dhe sidomos dashnorët, meritojnë dhe duhen trajtuar me respekt. Mirëpo, popujt normal i presin me pushkë aspo?!! Eh medet për ne, çfarë kombi jemi! Aq poshtë kemi rënë dhe aq shumë jemi poshtëruar e asimiluar, sa që bëhet nami se dikush guxon të flasë për prapambetjen dhe shfarosjet osmane mbi popullin tonë. Vallë a mund të bëhet ndonjëherë, për gjatë historisë kombi jonë i fuqishëm, si gjithë të tjerët, me këtë lloj mendësie psikopatike, dasie dhe përçarje? Fatkeqëisht, sigurisht që jo! Veglat e pushtuesve sllavo-otoman, na poshtërojnë e masakrojnë edhe sot e gjithë ditën.
Armiqtë e kombit shqiptar përdorin në mënyre dredharake, të pabesë, finoke e djallëzore religjionet si mbulesë, si mburoj, si hi syve, si vegël, si marionetë, si mjet, si ndasi e përçarje, në funksion të agjendave dhe strategjive të tyre të liga ndaj shqiptarve. Këto soj shqiposh janë kanceri shekullor agjenturorë kundër-shqiptar. Janë pikërisht bijtë dhe pasardhësit e atyre që vranë në moh, pritë e pabesi, Hektorin, Priam Dardanidin, Gentin, Teutën, Dhaskal Todrin-Theodor Haxhi Filipin, Naum Veqil Harxhin, Pandeli Sotirin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Çerçiz Topullin, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin etj.,etj.
Lista është shumë e madhe e mjaftë e trishtë e poshtëruese për ne si komb. Gjë që dëshmon se jemi një popull që vrasim, lëmë në ferra varret e atdhetarve tanë, i lëmë pa varre, harrojmë e zhdukim historinë e patriotve tanë, e atyre që dhanë pasurinë, familjen dhe jetën për këtë vend. Turp! Turp! Poshtrim dhe poshtërsi! Po ma gjetët dhe një vend tjetër të ngjashëm mbi tokë, që ka luftu e vra të gjithë patriotët që dhanë pasurinë, familjen dhe jetën për këtë vend mbi tokë, unë heshti e zhdukem nga faqja e dheut. Ja këta jemi ne! Sidoqoftë është faji më i madh është i intelektualve dhe i politikanëve tanë e jo i popullit të rrënuar, pikërisht nga veglat e pushtuesve në politikë dhe institucionet e shtetit shqiptar gjatë 34 viteve.
Në këtë kontekst dy fjalë i kam edhe për Turqinë, Iranin, Arabinë, pse vallë ju jetësoni këto soj agjendash radikalizimi të shqiptarve, kur këto ideologjish çojnë ujë vetëm në mullijntë përpirës të Serbisë, Rusisë – botës sllave dhe Greqisë. Një gjë duhet të dini dhe të jeni të bindur se sa të rrnojë bota dhe të jetë gjallë Rusia dhe Serbia aty ku janë, ju trojet shqiptare nuk i gëzoni. Të jeni të bindur për këtë! Këto troje ose i gëzojmë ne ose na i marrin ata me shfarosje. Ju jeni pak si largë nga ana gjeografike aq sa të na aneksoni. Atëhere çfarë kërkoni, apo po ndihmoni vëllezrit tuaj sllavë për zhdukjen e shqiptarve??!! Sigurisht që po, shërbim vëllazëror okult i lashtë!
Është e frikshme dhe e dhimbshme kur sheh kaq radikalizëm në artikuj dhe rrjete sociale, dhe shqiptarë që nuk duan të shkojnë as nuk mund të shkojnë me këtë lloj mendësi në Evropë, madje as në Turqi, e cila dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, por me mendësitë e tyre duan të shkojnë në malet e fshatra të Avganistanit se as në qytete jo e jo. Mjerim!
Të dashur shqiptar nuk ka asgjë të keqe të keni shokë e miq, turq, grekë, serbë, rusë, arabë, italianë, nëse uleni në tryezë si të barabartë dhe të mos shisni interest tona kombëtare. Ne jetojmë në një botë ku shkëmbimi i informacionit dhe marrëdhëniet tregtare e politike nuk njohin më as hapsira as kufij. Kësisoj, partneritetet dhe mardhëniet e kombit tonë me të tjerët, janë dhe duhet të jenë një dukuri normale.
Vetizolimi është i dëmshëm dhe na rrënon. Në duhet të luajmë në lojën e shahut rajonal e botërorë aq sa mundemi. Me të drejtë thotë Noli se, në Shqipëri brenda një nate, tradhatri bëhet hero, e heroi tradhëtar. Dukuri paradosklale këto në vendin tonë. Ama ne nuk mundet asesi të mbrojmë intersat e huaja, duke u fsheh bishtënueshëm si fuksa pas mburojave religjoze. Pa provojeni pak dhe shajani turkut, Turqinë, ai reagon ashpër nuk të takon më kurrë në jetë të tij. Pikërisht kështu duhet të jemi edhe ne shqiptarët përballë të huajve kushdo qofshin ato, turq, serbë, grekë a italianë.
Fatkeqësisht nuk ka qenie a popull më të mjerë, të neveritshëm dhe të pshtirë se sa atë që i shërben me vetëdije, me besnikëri e me gjithë zemër e shpirtë persekutroit, përdhunuesit, shfarosësit e poshtëruesit të vet. Shqiptarët kanë 1 mijë vjet deri në momentin, që po shkruajmë, që i shërbejnë me besnikëri të pshtirë, poshtëruese e të neveritshmë persekutorve të vet, qofshin ato të huaj apo shqiptar! Turpësisht e poshtërsisht ne jemi komb që prodhojmë, që nga lashtësia pafundsisht tradhtarë, spijuj, burra kurva dhe femra lavire. Gjë që dëshmon se ne jemi në luftë me mëkatin prehistorik dhe vet satanin, se gjithë kjo lemeri spijush, tradhtarësh e të pabesish që kemi prodhuar që nga lashtësia nuk ka analizë as logjikë tjetër që mund ta shpjegoj. Nëse vërtet duam të shpëtojmë si komb, duhet të merrremi me veten dhe tanët, që shesin, vrasin e presin atdhen dhe atdhetarët, para se të dalim në betej me të tjerët, në të kundërt jemi të humbur akoma pa e filluar betejën. Tradhëtia është mëkati më i madh i shqiptarve, që nga lashtësia deri më sot, aq sa kjo ka çuar në shenjtërimin e besës ndër ne. Koha që tradhëtia kombëtare të dënohet rënd me ligj – burgim të përjetshëm!
Të gjithë ata që e ndjejnë veten si turq, grek, serb a italian, janë të lutur të thyejnë qafen, të ikin aty ku kanë zemren e jo prapanicën, e të lënë të qetë shqiptarët të jetojnë në liri, demokraci, zhvillim e prosperitet. Të dashur shqiptar pushtimi dhe procesi i asimilimi të shqiptarve vazhdon sot e gjithë ditën, thjeshtë janë modernizuar mjetet.
Në fund dua t’u them të gjithë kundër-shqiptarve, filorusëve, filoserbëve, filogrekëve, filoturqve, filoitalianëve, filogjermanve, filofrancezve, filoanglezve dhe të gjithë kurvo-filëve, që punojnë kundër atdheut të tyre dhe të ardhmes së familjes dhe të fimjëve tyre, dalshin fare bashkë me ju, osmanët, sllavët, grekët e romakët! Ashtu kjoftë! Aleluja! Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga shqipot! Ashtu kjoftë!








