Shkruan Sokol Pepushaj
Edhe pse Edi Rama nuk qeverisë mirë, nuk ka shanse të bëjë një spostim mbrapsht, sa kohë ka përballë një non grata si Sali Berisha dhe një hajdut si Ilir Meta. Flukset e pakënaqësive ndaj qeverisë, edhe pse të konsiderueshme, e orientojnë drejt askundi hapin drejt hapësirave të integrimit euro-atlantik të kësaj shoqërie që nuk gjen një kontratë të besueshme pranueshëm.
Në këto zgjedhje, shqiptarët humbën edhe ato resurse që nuk ngjan e mundur të humbin, opozitën, qeverinë, shpresën. Në tre bashkitë e para që u lexuan rezultatet, u shkrua një komedi e paparë deri sot. Sa më keq punon qeveria, aq më thellë fiton.
Tre nga 61 gamarët e Bablokut, do të vazhdojnë të mbajnë mbi kurriz barrën e rëndë të mëkateve në Elbasan, Vorë dhe Kamëz. Këmbët e shkurtëra të “deleve” që shkojnë pas “kripës” së Saliut dhe Ilirit, pasi edhe “barin” ua ka tharë ambasadorja amerikane Yuri Kim, do “kullosin” çfarë të lënë pa ngrënë goamarët.
Edhe tre gomarët vetë kanë “samarin” gunga-gunga dhe do të durojnë arrogancën e mafies dhe urrejtjen e viktimave të sistemit kriminal. Gomarët janë monumentet dhe partitë fondamentet e këtij vëndi që nuk zë vënd as vë mënd. Me hark triumfi, gomarët prijnë prej 32 vitesh. prandaj sot shtrojmë pyetjen, pse Edi Rama qeveris keq e fiton thellë?!