Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Pse?
Kjo punë që sillet rrotull, përse?
Si një hije që e ka lënë trupi mënjanë,
Sytë e verbuar e fëtyra hequr në dhembje,
Nga gabimi, që në shpinë të mbartë,
Dhe me sjellje rreth përversitetit ngutshëm,
Diftova kurë e thashë, asnjëherë nën strehen time ske me bujtë,
Pranueshëm je marroqe e sajume, si dallëndyshe e paqtë shtihesh,
E në shpirtë, një qukapik që je mbyllë,
Në strehën e sgavrës djallëzore,
Ngutu të thashë, e natyrës, në zarf të flladit ja postova një lutje,
Kujdesin, që të kujdeset për ty gjynah,
E shpagim, i mbetesh të orvaturit n’gabim!