Qendrëstaret e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e një proteste para zyrës së delegacionit të BE-së, gjatë së cilës do të depozitojnë një Notë Proteste kundër rikthimit në krye të këtij të delegacionit të Luigi Soreca-s.
Sipas njoftimit të Aleancës, kundër Soreca-s është denoncuar dhe kallëzuar në SPAK për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në favor të Erion Veliajt për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Nisur nga fakti se kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Lartë, ne dhe publiku akoma dhe sot e kësaj dite nuk kemi mare përgjigje se:
1. Pse takimi nuk u bë publik?
2. Pse takimi ishte pa protokoll?
3. Pse z. Soreca hyri e doli nga dera e prapme të Gjykatës?
Takimi protestues nis në pra 11.00.