Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e nesërme të opozitës, në orën 10:00, para Kuvendit në Rrugën “George W. Bush”.
Sipas njoftimit të ambasadës, protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Parlamentit, ndërsa protesta mund të shtrihet edhe në zonat përreth dhe pranë institucioneve qeveritare.
Ambasada paralajmëron se gjatë orëve para dhe gjatë zhvillimit të tubimit pritet një prani e shtuar e forcave të policisë, si dhe bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në zonë. Për këtë arsye, personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë demonstratën.
“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftim.
Ambasada thekson gjithashtu se protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar devijime dhe bllokime të trafikut.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonat ku zhvillohet protesta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit, si dhe të monitorojnë mediat lokale për informacionet më të fundit.
Në njoftim theksohet gjithashtu se qytetarët duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të kenë prioritet sigurinë personale nëse ndodhen në qytet.
Ndër rekomandimet e dhëna janë shmangia e ngjarjes, vëmendja ndaj rrethinës, kufizimi i shpërqendrimeve si përdorimi i telefonave apo kufjeve në publik, si dhe mbajtja e një plani emergjence ose strategjie daljeje. Ambasada këshillon gjithashtu qytetarët të mbajnë një profil të ulët gjatë kësaj periudhe.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në Rrugën George W. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare. Pritet një praninë e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe bllokime rrugësh. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilent dhe prioritizoni sigurinë personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:
Veprimet që duhet të ndërmerren:
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje;
Kini parasysh rrethinën tuaj;
Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik;
Monitoroni mediat lokale;
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje;
Mbani një profil të ulët.








