Pronari do mbyllë lokalin, nuk i shkojnë kamarierët as me 1,500 euro pagë!

0

Për një muaj të tërë ai qëndroi vetëm në punë, duke u detyruar të punojë 15 orë në ditë me dy turne si kamarier në një lokal që nuk kishte shumë kohë që e kishte hapur.

Megjithatë, biznesmeni italian Stefano Molitierno thotë se tashmë nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të shpallë falimentimin e lokalit, kjo pasi nuk po gjen staf për ta menaxhuar.

Lokali “Boe Public House” ndodhet në një vend tepër të frekuentuar në Piazza Internazionale, Venecia, megjithatë askush s’po shkon të punojë si kamarier, edhe pse orfon një pagë të mirë prej 1,500 eurosh.

Mungesën e stafit, biznesmeni po e has edhe në dy restorante të tjera në pronësi të tij. Ai thotë se situata është kritike dhe nëse nuk ndryshon edhe dy bizneset e tjera do të mbyllen shumë shpejt.

Rasti në fjalë ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, ndërsa në rrjetet sociale njëri e këshillon: “Punonjësit nuk meritojnë vetëm rrogën, por edhe respektin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu