Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT në Policinë e Shtetit

0

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën, drejtor i IT në Policinë e Shtetit. Muça akuzohet për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.

Mësohet se kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vitin 2023 u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri, të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave, TIMS.

Muça, pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara duke përdorur pin-in e një punonjëseje, i kaloi ato në kompjuterin e tij. Mbi të rëndon vepra penale “Hyrje e paautorizuar në të dhënat kompjuterike”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu