Probleme me pasurinë, KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të Rezarta Balliut

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Rezarta Balliut.

Balliu u shkarkua nga detyra për shkak se nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasuritë e saj dhe për deklarim të rremë.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Balliut ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi për probleme të pasurisë. Vendimi është marrë në formë unanime nga togat e zeza.

Në konkluzionet e publikuara nga KPK, më 9.7.2021, kur dhe u dha vendimi për shkarkimin e saj, u konstatua se Rezarta Balliu: Nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimet e ligjshme të pasurive, Ka kryer veprime fiktive dhe deklarim të rremë. Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e shpenzimeve. Ka deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë

Rezarta Balliu e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe e ushtroi funksionin prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu