Presidenti Zelensky akordon Elisa Spiropalin me “Urdhrin e Princeshës Ollga” për mbështetjen ndaj Ukrainës

0

Në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka dekoruar 14 figura të larta politike nga SHBA-të dhe vende evropiane për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe bashkëpunimin me Kievin zyrtar në kohë lufte.

Mes të nderuarve është edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila u vlerësua me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

Ky është një nga nderimet më të larta që u jepet grave për merita të veçanta në mbështetjen e shtetit dhe shoqërisë ukrainase.

Lajmin e bëri publik kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk përmes një postimi në mediat sociale, ku u shpreh: “Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelensky, në emër të popullit ukrainas!”

Kjo dekoratë vjen si shenjë mirënjohjeje për qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm parlamentar në nivele ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu