Presidenti Donald Trump: Kjo është drejtësia e Sorosit

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili pritet të rimarrë postin në 5 nëntor,  reagoi pasi një juri në SHBA e shpalli atë fajtor për 34 akuza ndaj tij.

Trump tha se ishte një gjyq i manipuluar politik.

Ai fajësoi për këtë presidentin amerikan, Joe Biden dhe miliarderin ultramajtist, George Soros.

Trump tha se çështja ndaj tij u ngrit nga një prokuror i Sorosit.

“Ju keni një prokuror të mbështetur nga Soros dhe gjithçka. Nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Unë jam një njeri shumë i pafajshëm”, tha Trump.

“Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga njerëzit, dhe ata e dinë se çfarë ndodhi këtu dhe të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtu”, tha Trump, duke treguar ditën e zgjedhjeve.

“Kjo është bërë nga administrata e Biden për të goditur një kundërshtar, një kundërshtar politik,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu