Studim nga Qamil Gjyrezi
Opera shqiptare Mrika e kompozitorit te shquar shqiptar Prenk Jakova (1917-1969) me libret te shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në kater akte dhe e vene në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Baze për krijimin e saj ishte vepra “Drite mbi Shqipëri”.
Kompozitori ynë mendoi mire për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave te dramës, te gërshetuar e te harmonizuara me muzikën në një mënyre profesionale e te bazuar mbi një eksperience te pasur. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bere atë një operë kombëtare. Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet te forte, Prenka fillon te hedhe në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet.
Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo mbasdreke deri natën vone, i konsideronte te përfunduara. Te gjitha këto mandej i provonte me këngëtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shume i vendosur dhe këmbënguljes për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vete. Në maj te vitit 1958 filloi puna për vënien në skene te operas. E gjithë trupa, këngëtaret, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shume entuziaste dhe kishin një besim te madh në arritjen e qëllimit.
Në atë kohe unë isha violinist i orkestrës simfonike dhe mbaj mend mire çdo gjë, që nga punë krijuese e Prenk Jakoves, preokupacioni i tij për orkestracionin e deri në punën që bënte veç e veç me solistet para ambientimit me skenën. Punohesh dite e nate me solistet, korin dhe orkestrën. Kormaestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Zef Lekaj, Tonin Daija dhe Tonin Zadeja.
Rolin e Mrikes e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperience, por që për here te pare në jetën e saj, do te interpretoje në skenën e teatrit një rol te ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatë provat vazhduen me trupën shkodrane. Provat bëheshin here në shtëpinë e kulturës (me vone filarmonia e qytetit) here në teatrin Migjeni, fillon montimi i operas akt për akt dhe përfundimisht me 27 nëntor behet prove e përgjithshme. Prova kaloi me sukses. Me 1 dhjetor 1958 u be shfaqa e operas e cila pati një sukses te madh. Drama muzikore u vue me sukses te plote nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtaret, korin, valltaret dhe orkestrantet.
Me kujtohet natën e cfaqes një rast tepër emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet te dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errte, me një paraqitje elegante e me prezence, për te drejtuar orkestrën e vet pese minuta para se te hapesh sipari, flautisti i pare Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkes një shkop ari si dhurate e orkestrës, me te cilin do te dirigjonte operan atë nate.
Ishte me te vërtete një dhurate e veçante për kompozitorin e dirigjentin e tyre me te cilin do te punojshin se bashku edhe shume vite tjera. Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen në vitet 50 dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes se saj. Aria e Mrikes, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit te dyte “Oh ! C janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shume elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtate vendit te ngjarjes, dialektit te folurit, veshjes dhe botëkuptimit.
Pjese nga leterkembimi i Llazar Siliqit qe ndodhej ne Moske per studime me Kompozitorin e Operas Mrika Prenk Jakova. “mendjen e kam gjithnje te libreti i operas sate. Jam interesue e kam grumbullu disa materiale rreth operas, rreth libretit dhe problemeve te muzikes ne pergjithesi.”
Spiro Kalemi:
Prenk Jakova. 2006. Prenk Jakova dhe futurizmi, Efekti muzikore Jakova Muzika e kompozitorit te madh shkodran dhe shqiptare, Prenkë Jakova, krahas vlerave të mëdha artistike, estetike, filozofike, edukuese, formuese dhe sociale ka gjithashtu vlera kuruese, terapeutike që do të thotë se është pjesë e artit futurist. Prenkë Jakova është për shumë qytetarë shkodranë dhe dashamirës të artit të tij, edhe një “filozof”, “terapsit”, “psikolog”shpirtëror dhe mendorë. Muzikimi i mendjes është evident në punët e Jakovës, trazime, përjetime, kujtime, arti sacra.
Fuqia kuruese e artit të Jakovës lidhet me një seri faktorësh psikologjikë, shenjen, siç janë: Fuqia e talentit të Jakovës, psikogjenetika e Frojdit, arketipi i artit shkodran, psikologjia kulturore ose konteksti kulturor ku u rrit dhe u edukua. Forca e tingullit e krijuar nga artisti i madh është pjesë e një “substance” që është transmetuar në kohë. Muzika e tij krahas dëgjimit për kënaqësi dhe studim mund të përdoret edhe si kurë për të përmirësuar një seri çrregullimesh të caktuara si, ankth dhe depresion. Psikoakustika përshkruan mekanizmin përgjegjës të ndijimit të tij, lidhur me përceptimin tonë ndaj tingullit forcës timbrit të muzikës së Jakovës.