Policia rrethon godinën e News 24, bllokon hyrjen e gazetarëve dhe ndërpret energjinë

0

Shkruan Elkier Bushkolaj

Sot kolegët tanë në televizionin News 24 nuk u lejuan të shkonin në vendin e punës pasi Policia e Shtetit ka mësyrë godinën, në një kohë që në kantieret e ndërtimit të kullave në zemër të Tiranës që financohen me paratë e kokainës dhe inceneratorëve vijon puna normalisht.
Ndërkohë edhe në resortet e sekuestruara nga SPAK që përkasin grupeve kriminale me aktivitet nga Amerika Latine në BE vijojnë eventet duke nisur nga dasmat, synetnitë e deri te konferencat e sigurisë ku marrin pjesë dhe ambasadorë të vendeve partnere. Në Shënjestër sot nuk është News 24, por është fjala e lirë dhe liria e shqiptarëve. Shqipëria që duam nuk mund të jetë kurrë Shqipëria që do Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu