Poli i tretë politik

0

Shkruan Zef Ndreka

Se sa do të mund ulën e të bëjnë “ujdi” disa parti kryesisht të qëndres dhe të djathta në Shqipëri për të krijuar një pol të ri, kjo do varet nga disa faktor, kryesisht nga egot e kryetarëve që drejtojnë këto formacione politike.
Hapsira në spektrin politik të qendres dhe të djathtës në Shqipëri, është mjaft favorizuese për shkak të shkatërrimit të PD-së nga Berisha dhe Basha.
Berisha, gjatë gjithë këtyre viteve, i ka mbajtur partitë e vogla si satelite duke i përdorur përherë si zara të interesave të tij, në të gjitha drejtimet. Si në shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, në minimin e demokracisë dhe në korrupsion.
Janë përdorur aq shumë nga Berisha, sa tani ka ardhur momenti ti vendosin goshtin kokës.
Kthimi në vitin 2008 të ligjit të zgjedhjeve, jo vetëm favorizon Ramën për të marrë më shumë se 2/3 e deputetëve, por favorizon vëtë Berishën për të marrë një shumicë të vogël të opozitës. Dhe ky është qëllimi i vetëm i tij, për të vazhduar kinse faktorizimin në sytë e opinionit ndërkombëtarë!
Por ngjarjet që pritet të ndodhin, do të diktojnë bashkimin e partive opozitare në një pol të ri, për të marrë votat e të zhgënjyerve, të përsekutuarve, të pronareve me të cilët deri më sot është tallur komunisti Berisha dhe i biri i tij Basha.
Kështu, shpresoj të mblidhen, të analizojnë mirë situatëne të dakortësohen formacionet dhe lëvizjet politike nga LZHK-ja, deri tek tek Qorri, Llapaj, Alibeaj, pse jo edhe Balli, Legaliteti, Demokristianët, etj.
Ky pol, sëbashku mund të marrë mbi 15% të votave të shqiptarëve dhe në 2025 do mund të jetë opozitë e vërtetë e socialistëve.
Por që ky pol të funksionojë, shumë nga “unët” e kryetarëve të tyre duhet të bien!
Marrëveshja dhe dokortësia e funksionimit të këtij poli të ri, duhet të ketë një platformë të qartë politike, kryesisht të djathtë dhe të zërë vendin që i përket në shtratin e politikës shqiptare.
Ky pol i ri, duhet të jetë aleat i qartë dhe i prerë i euroatlantizmit në radhë të parë dhe i interesave kombëtare të shqiptarëve.
Nqs nuk krijohet ky pol i ri, një pjesë e madhe e votuesve nuk do i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e 2025-ës.
Agonia politike dhe statusquo do të zgjasin kështu deri në vitin 2027 kur për shumë nga mbajtësit e pengjeve do ju bie përfundimisht “flamuri”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu