Po trokasin zgjedhjet e parakoheshme.

0

Shkruan Zef Ndreka

Ngërçi në politikën shqiptare kërkon një zgjidhje.
Të gjithë e shikojnë çfarë ndodh në parlament dhe me partitë politike, veçanërisht ato opozitare.
Flamurin opozitar po e tund Berisha non grata! Të tjera parti opozitare duke përfshirë edhe PD-në zyrtare janë ënde ne gjumë, pa veprimtari, pa bere politikë, pa aksione politike dhe pa ide.
Ndërkohë, skandalet e pa numërta të qeverisë duhej ta kishin rrëzuar me kohe atë, Rama shfaqet i qetë dhe shikon lukuninë e budallenjëve në parlament të merren me karrige e flakadanë.
Kjo i shkon për shtat Ramës, por edhe Berishës dhe Foltorës për momentin. Ata polarizojnë kështu elektoratin dhe mbesin partitë me mbeshtetjet me të mëdha.
Por loja e përbashkët e Berisha-Ramës nuk ka shance të zgjasë.
Deligjetimimi i parlamentit nga deputetët e opozitës së Berishës është pranë, në mungesën e shtetit për të zbatuar drejtësinë pa patur frikë se kalohet në diktaturë.
Por krahas deligjimitetit të qeverisë dhe jetës parlamentare, deputetët e Foltorës po rrezikojnë jo vetëm deligjimitetin e tyre, por po vetë demaskohen si opozitare apolitik, të përdorur vetëm për interesat përsonale të familjes Berisha.
Nga ana tjetër, shumë deputetë të Foltorës së sotme, po rrezikojnë të ardhmën e afërt dhe të largët politike, qoftë edhe përsonale.
Edi Rama, pas vetë diskrititimit që bëjnë publikisht deputetët e Berishës me të në krye, ka një “As” nën mëngë dhe mund të fshijë një herë e mirë shumë prej tyre nga Parlamenti.
As-i i Rames janë zgjedhjet e parakohëshme. Ato mund të mbahen në fillim të pranverës së vitit që vjen.
Sigurisht, që socialistët mund të jenë përsëri shumicë parlamentare, por Parlamentit të ardhshëm do ti mungojnë Berisha, Metaj, Kryemadhi dhe shumë kriminelë e të korruptuar që çdo ditë po shohin dyert e SPAK-ut e të burgjeve.
Këto zgjedhje të parakohshme janë zgjidhja më ideale e ngërçit parlamentar e politik, pasi zgjidh shumë ekuacione të ndërlikuara njëherësh, ku më kryesorja mbetët pastrimi i politikës, i parlamentit nga të inkriminuarit.
Rama, duhet ta bëjë këtë shërbim për politikën, për vendin, per demokracinë, ta përdorë “As-in”, edhe pse shpejt mund të jetë i akuzuar nga SPAK-u apo Drejtësia Amerikane për bëmat e tij…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu