Shkruan Zef Ndreka
Heqja e mundshme ose e padiskutueshme e imunitetit të ish zv/kryeministrit Ahmetaj, menjëherë fut mazhorancën në krizën më të madhe të besimit politik në Shqipëri.
Tashmë numri i lartë i ish ministrave të arrestuar, i skandaleve të një pas njëshme, i korrupsionit të pandalshëm, tregon qartë se qeveria e krimit dhe ortakëve të bandave, po i zë frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Zgjidhja mbetët dorëzimi pa kushte i qeverisë dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa Ramën Kryeministër.
Arrestimi i Ahmetaj-t rrëzon detyrimisht qeverinë, sapo të bëhet mocioni i mosbesimit në parlament ose më e lehtë mbetët dorëheqja e Ramës, për ti hapur rrugë një qeverie teknike për të dërguar vendin në zgjedhje normale.
Era e zgjedhjeve të parakohëshme ndihet tashmë.
Janë shumë arësye që do e bëjnë të detyrueshëm dorëzimin e Ramës.
Steka e SPAK-ut do drejtohet shumë shpejt edhe nga e djathta duke e rritur gamën apo kolorin e arrestimeve dhe numrin e peshqve të mëdhenj.
Goditjet e fundit që vijnë nga dora e drejtësisë, konkretisht nga SPAK-u, kanë mbështetjen e sigurtë e të fortë e të palëkundur të SHBA-ve. Lufta me to është e humbur.
Të pa prekshmit e deri sotëm, tashmë po dridhen nga frika, janë trembur dhe kanë kaluar në panik të plotë.
Kjo është në të vërtetë prova e suksesit të reformës në drejtësinë e munguar për 32 vite.
SPAK-u me veprimet e fundit, edhe pse të ngadalshme, tregon se po shkëputet nga politika, nga servilosja dhe përdorimi i saj.
Goditja e pa prekshmërisë është hapi më i madh i SPAK-ut.
Bashkë me të, drejtësia ka në dorë për të futur në hulli edhe politikën për ta bërë atë të luaj në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe jo të kriminelëve dhe bandave siç kanë bere deri më sot.
Ndaj, goditjet nga drejtësia sjellin erën e zgjedhjeve të parakohëshme…