Shkruan Zef Ndreka
Nuk përbën ndonjë çudi fakti se avokat Gjokutaj, veç të tjerash kërkon të bëhet edhe avokat brënda PD-së për non grat-ën Berisha!
Siç duket, në pa mundësi të përballet me drejtësinë, ka zgjedhur ditët e fundit të përleshet edhe si bodiguard i Berishës me kundërshtarët e tij brënda PD-së. Deklarata e mundësisë së përplasjes fizike me kundërshtarët brënda PD-së, e nxjerr totalisht zbuluar avokatin që e konsideron “shpëtimtarë” Berishën, ndryshe nga populli që i dha një shuplakë më të fortë se në 2013-tën në zgjedhjet e 11-Majit të këtij viti.
Se Berisha është i mbaruar, e shikon dhe e kupton edhe avokati Gjokutaj. Si duket, me sjelljet e tij të fundit që nuk.lidhën me avokatinë, ai po kërkon ndonjë shpresë tjetër shpërblimi, pikërisht kur ai e shikon Berishën edhe të mbaruar politikisht. Sidomos tani, kur edhe nga brënda PD-së më në fund arritën të dalin zëra kundër tij.
Berisha i gënjeu demokratët. I premtoi rikthimin në pushtet, iu mori PD-në për kalanë mbrojtëse të tij e të familjes, përçau PD-në, shkatërroi totalisht opozitën vetëm e vetëm për të mbetur kryeopozitari. Kaq i mjaftonte Berishës. Dhe një numër deputetësh kamikazë rreth tij, që nën zë as kontestojnë zgjedhjet, as duan të mbështesin Berishën për të qëndruar neë krye të PD-së.
PD-ja me Berishën në krye, ka dalë nga orbita dhe po bie në rënje të lirë. Po shkon pambarimisht drejtvshuarjes së saj, pasi nuk kishte asnjë ide politike si alternativë, veç problemin e non grat-ës së Berishës.
Të gjitha këto, avokati Gjokutaj i di mirë..
Por, çfarë e shtyn atë të fus hundët në hallet e njē force politike ku nuk aderon?
Apo, nqs Berisha nuk është kryetarë i opozitës i shtrengohet dhe vështirësohet më tej mrojtja?!
Gjokutaj ka dështuar në mbrojtje të Metës, të Berishës dhe të PD-së. Më kot bën si trim avokati…