Po dështoj SPAK-u, dështon drejtësia

0
Shkruan Zef Ndreka
Rrjedhjet e vazhdueshme të informacionit nga ana e SPAK-ut, sidomos përgjimet e skyecc që bëhen publike nga televizionet dhe një pjesë e gazetarëve të përdorur, zbardhja para kohe e bisedave ku shpesh herë hasim emra të njohur, i shikoj shumë të dëmshme për sistemin e drejtësisë e sidomos për punën e SPAK-ut, ku shqiptarët ende besojnë në vendosmërinë e tij.
Sigurinë për punën e tij, e besojmë nga mbështetja që bëjnë SHBA-të kur financuan reformën në drejtësi, si thembrën e Akilit për demokracinë shqiptare.
Rrjedhjet e informacionit e degradojnë hetimin, dhe kanë qëllim zhvlerësimin e punës për reformën dhe ndëshkimin e të pa ndëshkuesve.
SPAK-u duket hera-herës i fortë, e hera-herës sikur zvarritet.
Mbase rrjedhjet e informacionit që përbëjnë bazën për nisjen e hetimeve janë “hilet” profesionale që nxirren me qëllim nga brënda, për të humbur kohë, për të krijuar kakofoni nga mediat e paguara nga krimi e korrupsioni, për të zgjatur sa më shumë statuquonë.
Po a mund të pranojë Amerika të dështojë SPAK-u në Shqipëri?
A mund të pranojë Amerika të ndërrojë kurs për reformën në drejtësinë shqiptare?
Po klasa politike në Shqipëri sa është e interesuar?
Sigurisht që përgjigja është jo!
Krimi dhe korrupsioni sado në dukje, është bërë rrezik jo vetëm për vendin tonë, por edhe për SHBA-të.
Ndaj mbështetja amerikane do vazhdojë për të instaluar drejtësinë dhe demokracinë në Shqipëri.
Pa drejtësi nuk ka demokraci. SPAK-u po e mbaron “kohën e zvarritjes” në dukje dhe i vjen radha të hidhet realisht në “sulm” kundër krimit të shumëllojtë në Shqipëri e jashtë saj.
Gjithnjë, garanci e drejtësisë dhe demokracisë mbetët Amerika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu