Shkruan Zef Ndreka
Pasi u zgjua realisht nga gjumi, kohë e cila ishte e mjaftueshme për të groposur PD-në, dy ditët e fumdit Basha na është shfaqur si një kalama politik duke bërë disa video dhe duke komunikuar nga larg me kryeministrin Rama.
Asgjë më tepër se qesharak nuk arrinë me ato marrina. Gjuha e Bashës, ironia por edhe skenat që bën, të bindin se ai me gjith gjumin e gjatë disa vjeçarë, nuk u rrit!
As nuk mund të rritët më!
Sepse nuk lëvizi, i ikën gjithë trenat, edhe ato vota që i mori Alibeaj pa kandidate, pa financë, pa fushatë, ai i parkoi në një linjë rezervë, duke favorisca Berishën.
Ramës mirë ja bën, megjithse gënjehet tek numri i shikimeve te atyre videove.
Ato nuk konvertohen në votë.
Por, për të vertetuar se Basha është ngritur vertetë nga gjumi, do bindemi kur të shikojmë të ngjashmet e atyre videove, por me Berishën.
Ta pyesi Berishën ku je?
Në çfarë pike është hetimi për dosjen Partizani.
A kanë filluar hetimet për vrasjet e 4 qytetarëve të pafajshëm në rrugë me 21 janar?
Po për Gërdecin, si shkojnë hetimet?
Ta pyesi për fatin përfundimtarë të marrëveshjeve me Greqinë për detin.
Ta pyesi, a mund të rinis hetimi për shpërdorimet dhe vjedhjet në Rrugën e Kombit?
Ta pyesi për Metën , ku e ka?
Po për non grat-ën, çfar mendon Tramp
Ja, do mjaftonin edhe vetëm këto ta pyeste publikisht përmes videos dhe njëzëri do thërrisnim: i doli gjumi kalamanit…