Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Pjella e babëzitur
T’zgërlaqur, maskaradës i janë bërë rreth
dhe mendjes hava, perversiteti i është bërë strehë,
t ‘mbështjellur rreth boshtit që e kapërthen,
gjithë vetëdije, n’interes t’asaj dogmë,
lakuriq qëllimi marruq e mbolli këtë sprovë.
T’pangopshëm në mendimim kurnac,
çehren e çdo minuti e bënë idhnak,
beh e drithëron dhe nëpër skuta,
dashurinë e shpirtit qelibar, deri n’qiell
që duke e cingëris, pjalmin e shtruar
dhe e vë n’shpinën e përroit që tretet i tërbuar.
Askurrë, mos u ngut t’këputësh fillin,
andejmi që e vërtera venitet
por lejoje t’jetojë e mos e ligështo durimin,
n’je gjallë luaj vendit, vadite me urti
rrënjën e mendimit t’ndritur
që në petkat e vdekjes e ka shtri pjella e babëzitur.