Personi që futi në kurth Belerin i dënuar për mashtrim

0

Avokati Genc Gjokutaj tha në një emision televiziv se përgjimi i kryer ndaj Belerit dhe akuza për blerje votash mund të jetë një inskenim nga policia dhe ndaj i bëri thirrje SPAK të marrë nënë hetim dhe policinë.

Sipas avokatit, ajo që kompromenton më tepër hetimin është se personi që aludohet se futi në kurth Belerin, si i infiltruar i policisë, është Arsen Rama, një person i dënuar më parë për mashtrimin e një të mituri.

“Kjo është e tmerrshme! Të arrestohet kandidati i opozitës dy ditë përpara zgjedhjeve, me një të dënuar për mashtrim. Unë ju jap vendimin e gjykatës që ai është i dënuar për mashtrim”, tha Gjokutaj në emisionin ” Review” në Euronews Albania, ku tregoi dhe dokumentat e vendimit të gjykatës së Vlorës, marrë më 2019-ën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu