PD-ja, është Partia e të dorëhequrve, dhe e të rikthyeve!
Janë dorëhequr Selami, Shehu, Berisha, Basha, Alibeaj. Si nënkryetare mbrëmë iu shtua dorëheqjes edhe Tabaku.
Të them të drejtën, dorëheqjen e deputetës Jorida Tabaku, largimin e saj me dorëheqje nga posti i nënkryetarës së PD-së, e prita jo mirë. Na bën të mendohemi shumë, mua dhe shumë miq të mi, të tërhiqemi edhe ne të tjerët nga beteja e gjatë për të cilën sakrifikojmë kohë, nerva, para.
E kuptojnë tani gjithë demokratët lehtësisht, se PD-ja ka hyrë në një situatë të re, pa kthim. Ajo po ndahet përfundimisht.
Pyetja që menjëherë të vjen në mendje është:
A po ndahet PD-ja e 2021 në dy parti përsonale e familjare?!
Foltorja e Berishës e ka legalizuar këtë fakt.
Po PD-ja zyrtare çpo bën?!
Çfarë lojrash e provash janë bërë prej dy vitësh me këtë pjesë të përgjumur të PD-së?!
A po zgjohet nga gjumi PD-ja dhe do marrë revansh?!
Kush e pengoi deri më sot?!
Përse u dorëheq deputetja Jorida Tabaku nga posti i kryetarës së PD-së?!
Unë përsonalisht e shikoj si përgjegjësi të saj aktin e dorëheqjes.
Jo vetëm për rezultatin e keq që morëm si parti në zgjedhjet lokale të fundit. Por për faktin e thjeshtë se Kryesia telpërdredhur e PD-së apolitike, nuk arriti të gjej një gjuhë apo konsensus për një proçes më demokratik të riorganizimit dhe zgjedhjes së kryetarit.
Afati i shkurtër, nxitimi turravrap, kur nuk ka një statistikë të qartë të anëtarësisë së mbetur, do të rezultojë një proçes i dështuar.
Përgjegjësia kryesore për këtë situatë, sigurisht bie mbi Gazmenda Bardhin, i cili apo e cila, jo vetëm që nuk ka punuar për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së bashkë me disa servilë të shpifur e të përhershëm që i janë ngjitur si rrodhe ish kryetarit ngado që shkon ky i fundit, por kanë punuar kundër PD-së, kanë punuar për foltorën, për non grat-ën, për Ilir Metën, për trëkëndëshin e Bermudës.
Për këto që theksova, për dobësitë në organizimin e PD-së, për gjendjen skandaloze pa shpresë për të ardhmën e saj si alternativë e pushtetit, përse nuk dorëhiqet edhe Gazmenda Bardhi?!
Apo nuk ka kush tjetër ta dredh andej me të foltorës?!
Ndoshta, Gazmenda Bardhi bën mirë që nuk dorëhiqet, madje të gradohet më tej po të kërkojë, derisa minimumi ta shkarkojmë me votë ose të përjashtohet njëlloj si Noka, Paloka e paloqa të tjerë që e kanë lidhur fatin ekonomik dhe politik me non grat-ën.
Jorida Tabaku është një nga asetet më të çmuara të PD-së.
E ka treguar me fakte, me qëndrime dhe veprime konkrete politike. Sidomos me içeneratorët.
Nuk bën ta harrojmë zbërthimin që i ka bërë vjedhjeve më të mëdha të qeverisë ku janë kapur gafil të gjithë në vjedhje.
Ajo ka ndikuar shumë në demaskimin e kryebashkiakëve, qeverisë dhe kryeministrit, paçka se nuk pati mbështetjen e komisionit me anëtarë të foltorës, si thuthuqi që voti kundër raportin të saj.
Jorida Tabaku ka ngritur një rrjetë ku shumë shpejt do të mbetën në të peshqit e qeverisë. Dhe kjo është merita e saj.
Respekte pa fund për të!
Jam plotësisht dakort me çfarë ka diskutuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së! Asnjë fjalë nuk I bie në tokë.
Por më mirë do kishte qenë të largoheshin Gazmenda, Taulanta etj që nuk organizojnë dot PD-në. E provuar me vite…