Përse kërkojnë ta braktisin Shqipërinë?!

0

Shkruan Zef Ndreka

49% e shqiptarëve të anketuar do të preferonin të jetonin e të punonin jashtë vendit.
Kjo është një shifer shumë e lartë që është rritur nga viti në vit, gjatë qeverisjes se Edi Ramës. Vetëm një vit me parë ky tregues ishte 42%.
Sondazhi i organizuar nga Këshilli i Bashkëpunim Rajonal, jep një pasqyrë rreth bashkëpunimit rajonal të Ballkanit, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe mediave, rreth shqetesimeve më të mëdha të popullatës, për punësimin, për ndryshimet klimaterike, për sigurinë, jetën digjitale, për transportin, sundimin e ligjit, udhëtimet, etj.
Shqetësimi më i madh mbetët shpopullimi, ku 71% e të rinjëve mendojnë vetëm të largohen nga Shqipëria.
Shqiptarët kërkojnë të braktisin vendin pasi 69% e tyre thonë se ligji nuk zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Por një tregues i frikshëm që flet shumë, është se 75% e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike.
Nisur nga këto tregues kryesor lindin shumë pyetje:
– Në këto kushte a është Shqipëria një vend normal e i jetueshëm?!
– Cilat janë arësyet e vërteta që ligji nuk është i barabartë për të gjithë?!
– Përse rinia e veçanërisht truri i vendit dëshiron ta braktisin Shqipërinë?!
– Çfarë po ndodh me partitë politike shqiptare kur 75% e banorëve nuk u besojnë më?!
Këto e pyetje të tjera mund të shtrohen pa fund.
Ajo që duhet të mendojnë partitë politike dhe udhëheqësit e tyre është të veprojnë përpara këtij realiteti skandaloz për vendin.
Është e vërtetë se Shqipëria ndodhet përpara sfidave historike për të ndryshuar, pasi pushtetet qeveritare prej 32-vitesh janë përdorur për tu pasuruar për vete përmes korrupsionit dhe për të fshehur përherë të vërtetën.
Është koha për të ndërtuar ndryshe të ardhmen e shqiptarëve.
Të luftojmë korrupsionin, të shkatërrohen monopolet, të shkatërrohen oligarkitë, të ndërtojmë një shtet të pakapur nga krimi.
Është detyrë parësore e forcave politike, sidomos e opozitës të ringjalli lirinë e munguar të shqiptarëve, drejtësinë e munguar dhe konkurrencën në treg.
Kjo presupozon që Shqipëria të marrë rrugën e duhur drejt integrimit të merituar euroatlantik.
Vetëm atëherë, do shikojmë se rinia nuk do ta braktisin Shqipërinë, këtë vend të bekuar me të gjitha pasuritë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu