Përplasje fizike mes deputetëve të PD-së dhe Gardës, nuk lejohen të futen brenda Kuvendit

0

Megjithëse ende nuk ka filluar seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit ka pasur një përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës.

Deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho, Dashnor Sula dhe disa deputetë të tjerë të opozitës janë përplasur me Gardën e cila ka vendour gardhin për të mos lejuar të futen brenda ambienteve të Kuvendit me arsyetimin se janë përjashtuar për shkak se seancën e kaluar shkaktuan kaos me zjarr dhe flakadanë.

“E keni bërë në burg, pse i ndaloni deputetët? Ja ky është shteti bandit, e kanë bërë bunker këtu. Pse ne i kemi fajet? Pse pa opozitë do ta bëjnë parlamentin këta?! Shikoni kjo është fytyra e Edi Ramës”, u shpreh Flamur Noka ndërsa përplasej me forcat e Gardës.

Deputetët e përjashtuar:

Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu