Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së

0

Ka përfunduar pas 5 orësh, Asambleja e Partisë Socialiste e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në përfundim, kryeministri Rama ka caktuar dhe mbledhjen e radhës së Asamblesë së PS-së, më 16 mars në qytetin e Durrësit.

Kujtojmë se mbledhja nisi në orën 11:00, ku në fokus ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimi i strukturave brenda partisë.

Ndërkohë që sipas informacioneve të dala, kryeministri Rama ka pasur rezerva për punën e disa strukturave të PS-së, sidomos për qarkuan e Tiranës të drejtuar nga Erjon Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu