Përfundon numërimi i votave për deputetët në Kosovë, kush janë më të votuarit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike, ndërsa mbeten për t’u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta.

Në gjithë këtë proces, KosovaPress ka shikuar listat e kandidatëve për deputetë të subjekteve më të mëdha shqiptare, duke përzgjedhur në secilën parti nga pesë kandidatët që morën më së paku besimin e qytetarëve.

Në listën e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, pesë më pakë të votuarit ishin Sibora Kadriu që mori 5453 vota, Gegë Lleshi me 4966 vota, Teuta Mulaj me 4823 vota, Luan Gacaferi me 4753 vota dhe Brunilda Gjura-Tafili me 3484 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovë, pesë kandidatët për deputetë që morën më së paku vota ishin Zojë Hajrizi me 3140 vota, Driton Lajçi me 3078 vota, Florentina Vokshi me 2742 vota, Zana Këpuska 2709 vota dhe Arta Nallbani 2676 vota.

Kurse, pesë më pak të votuarit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ishin Fatbardha Istrefi- Avdiu me 2532 vota, Qamil Kolloni 2486 vota, Muharrem Kurti 1929, Demokrat Ganijaj 1807, Sevdije Lama 1780 vota.

E në koalicionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me të tjerët, pesë më pak të votuarit ishin Venera Bogujevci me 467 vota, Naim Gjoshi 443, Fitore Gërxhaliu-Dolak 403, Anita Bajrami 365 vota dhe më pak i votuari nga të gjitha këto subjekte politike ishte Agim Preniqi me 347 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu