Përfundimisht Ilir Meta arrest me burg

0

Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentin Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Mësohet se trupi gjykues është tërhequr për vendim. Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13.30.

Burime bëjnë me dije se brenda 30 minutave togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.

SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:

-Arrest me burg për Ilir Metën

-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

-Detyrim paraqitje për Ema Çokun

-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon

Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu