Përfitimet e Kosovës nga anëtarësimi në Këshill të Evropës

0

Shkruan Gentiana Gashi                                                                                        

Pas pranimit të aplikimit nga Komiteti i ministrave, Kosova tani është një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Njohës të integrimeve evropiane, thonë se anëtarësimi në këtë mekanizëm evropian, sjell përftime të shumëfishta për vendin. Sipas tyre, mbrojta e të drejtave dhe lirive të njeriut, përmirësimi i reputacionit të vendit dhe bashkëpunimi me vendet anëtare janë disa nga dobitë kryesore.

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëpunimi me vendet anëtare, e përmirësim i reputacionit të vendit, janë vetëm disa nga përfitimet që Kosova do t’i ketë me anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

Kështu thonë njohësit e integrimeve evropiane, sipas të cilëve, institucionet tani nuk duhet të ndalen që ta përshpejtojnë anëtarësimin në një mekanizëm të tillë.

Arbreshë Loxha, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, ka renditur edhe një numër të përparësive tjera që ndërlidhen me Këshillin e Evropës.

Forcimi i demokracisë, sundim të ligjit, janë dobitë që sjellë kjo organizatë ndërkombëtare, sipas profesorit universitar, Arben Fetoshi.

Fetoshi, shtoi se kjo do t’i ndihmojë Kosovës po ashtu në zhbllokimin ndërkombëtarë për integrim evropian.

Më 24 maj,Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Pas këtij hapi, aplikimi i Kosovës do të shqyrtohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës,e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare.

Derisa, më 12 maj të vitit 2022, ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, kishte bërë kërkesën për aplikim në këtë mekanizëm evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu