Përdorimi i imazhit të SHBA-ve.

0
Shkruan Zef Ndreka
Nga Gjermania ndoqa edhe unë “spektaklin” e bukur të Edi Ramës i cili kishte gjetur pikërisht ditën e pavarësisë së Amerikës, për të shprehur mirënjohje për Bill Clinton-in dhe SHBA-të për çlirimin e Kosovës nga makineria ushtarake e serbëve.
Sa do dëshiroja të isha në Tiranë, ta ndiqja nga afër, të shikoja e ta dëgjoja live fjalën e Bill Clinton-it.
Por pashë se spektaklit të bukur i mungonin shumë detaje që menjëherë të bënin në sy.
Së pari vendi ku u përzgjodh të organizohej spektakli. Bill Clinton deri në vdekje është President i SHBA-ve dhe ka status të tillë të përhershëm. Nderimit te tij, i shkonte të organizohej spektakli në mjediset e Presidencës tonë dhe këtë mund ta organizonte perfekt Presidenti Begaj, i cili për çudinë e të gjithve nuk ishte pjesëmarrës në atë “spektakël”!
Së dyti, nderimit të Presidentit Bill Clinton do ti shkonte edhe prezenca e ish presidenteve të Shqipërisë, të Berishës dhe të Metës, pavarësisht konjukturave apo momenteve që kalon politika në vendin tonë dhe marrëdhëniet me aleatët.
Gjithashtu, ra në sy mungesa e përsonalitetëve të Kosovës, të Kryeministrit Kurti apo ministrave të tij dhe Presidentes Osmani.
Nga transmetimet televizive, nga pjesëmarrja, nga mënyra e rrjeshtimit, nga skenari i spektaklit, menjëherë doli qartë se Edi Rama përdori Clinton-in për kredi politike.
Edi Rama përdori imazhin e SHBA-ve për të spostuar nga një feste e tillë siç ishte ajo e pavarësisë amerikane, për të sulmuar e goditur kundërshtarët brënda dhe jashtë vendit, sidomos kryeministrin Albin Kurti-n në Kosovë, por edhe për të shtuar ca pikë tek shqiptarët e gjithë shtetëve që rrethojnë Shqipërinë e më tej.
Menjëherë, mendja me shkoi tek mjeshteria e Edi Ramës për të përdorur qoftë edhe me pagesë imazhin që kanë shqiptarët kudo nëpër botë për Bill Clinton-in dhe rolin e tij për çlirimin e Kosovës.
Ndoshta Edi Rama ja ka ndjerë erën gjyqit të McGonnigal i cili pret të gjykohet i pa ndarë me të. Por spektakli në një rast të tillë me një përsonazh kaq të dashur për shqiptarët nuk do të mund ta amnistojë.
Spektakli i Edi Ramës mundi ta përdorë imazhin e SHBA-ve për pazare personale, por nuk do të përfitojë asgjë prej tij. Sepse politika dhe mbështetja individuale nuk blihen nga amerikanët.
Ndaj, pas mundit të Ramës për të përdorur imazhet e SHBA-ve, më mirë pse nuk isha në Tiranë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu