Shkruan Ilda Zhulali
Autostrada Tiranë-Durrës është rruga më e ngarkuar në Shqipëri, ku qarkullojnë mbi 40,000 automjete në ditë. Ajo është edhe nyja kryesore ekonomike që lidh kryeqytetin me portin dhe industrinë. Por, pavarësisht punimeve riparuese të nisura që nga viti 2019, ajo vazhdon të jetë burim i aksidenteve të rënda. Dëmtimet në disa pjesë të saj çajnë gomat e automjeteve, ndonjëherë edhe me pasoja fatale në jetë njerëzish.

Tunelet e Murrizit në rrugën e Arbrit dhe ai i Llogarasë, të inauguruar rishtas, kanë pësuar çarje të brendshme, dhe kanë probleme me ajrimin.

Rruga 260 milionë euro Qukës-Qafë Plloçë është çarë në disa vende, e shembur në disa të tjera.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Korçë-Ersekë, rrugën e Zall Herrit, si dhe unazën e Burrelit të inauguruar vetëm një muaj më parë.

Lista vazhdon me rrugën Lurë-Peshkopi që ka pësuar shembje, e po ashtu me atë Shëngjin-Velipojë.
E rëndësishme është që këto rrugë që kushtojnë 20 milionë euro/kilometri të inaugurohen me këngë e valle, pa prishja dhe përgjegjësia janë gjithmonë shurdhmemece, me ca të gjymtuar apo vaj në mes.








