Shkruan Anita Hoxha
Per ju, miqtë e mij
Kohëve larg e ndoshta shumë vite,
Kur t’mendoj se ju më keni harruar,
Kur pleqëria të më shajë, më merzitë
Dritë ndezur netëve, ndenjur zgjuar.
Ndoshta do t’ju kem harruar si emra,
Se kujtesa largohet ngadalë, pa thënë
Mureve të saj, me thonjë ju mban zemra
Për çastet e bukura, poezive të mia lënë.
Kokën kur të kthej, librave të shkruar
Flokëve re të bardha, si dimra të tharë…
Atëherë do të vij radhë, për t’iu takuar,
Të degjoj zërat, dhomës shpërndarë.
Anita HoxhaPer ju, miqtë e mij
Kohëve larg e ndoshta shumë vite,
Kur t’mendoj se ju më keni harruar,
Kur pleqëria të më shajë, më merzitë
Dritë ndezur netëve, ndenjur zgjuar.
Ndoshta do t’ju kem harruar si emra,
Se kujtesa largohet ngadalë, pa thënë
Mureve të saj, me thonjë ju mban zemra
Për çastet e bukura, poezive të mia lënë.
Kokën kur të kthej, librave të shkruar
Flokëve re të bardha, si dimra të tharë…
Atëherë do të vij radhë, për t’iu takuar,
Të degjoj zërat, dhomës shpërndarë.








