Për çfarë u nda në 4 copash Partia Demokratike?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Kjo është pyetja retorike, që edhe pse vjen çdo ditë duke u sqaruar, demokratët duhet tia bëjnë vetës dhe në çdo organizatë ku militojnë, ku bëjnë jetë partie. Për tu kthjelluar e për të mos qënë thjeshtë yes-menë apo turma ushtarësh.
Përse ndarja e PD-së këto tre vitet e fundit ka ardhur duke u thelluar, duke krijuar deri më sot katër grupime të ndryshme, ku dëmi në fund shkon për demokratët dhe vendin?!
E gjitha kjo që ka ndodhur në kampin opozitar ka një emër:
Sali Berisha, i cili pas shpalljes non grat-a familjarisht nga SHBA-të, ndërmori lëvizjen foltore për t’iu kundërvënë sanksionimit të Amerikës.
Dhe zgjodhi rrugën më të gabuar, duke përdorur PD-në dhe duke e implikuar edhe atë në favor të problemit të tij.
Për këtë, Berisha krijoi eskortën e parë rreth vetës, më pas me format e tij mori edhe shumicën e grupit parlamentar, duke siguruar pjesën më të madhe partiake elektorale të opozitës.
Berisha ja arriti ta përdorte PD-në, falë karakterit të tij, falë këmbënguljes, falë ndihmës nga faktor të tjerë politikë si Basha dhe Edi Rama, i cili e do përballë në zgjedhjet parlamentare.
Kaq i mjaftonte Berishës. Të faktorizohej në politikë megjithse është shumë i qartë dhe e di mjaft mirë se veprimet e partisë së tij të foltorës nuk i imponohen aspak SHBA-ve.
Fjalori dhe qëndrimi inatçor i Berishës kundër përfaqësuesve të SHBA-ve, e tradhtonte atë duke na treguar më qartë thelbin e fshehtë të problemit, i cili është orientimi gjeopolitik i Shqipërisë.
Ky orientim nuk mund të jetë për PD-në dhe shqiptarët ai çfarë mendon apo ka mision Sali Berisha. Orientimi i Shqipërisë është çështja më madhore dhe më identitare, çështja më atdhetare për çdo forcë politike, si rrjedhim edhe për çdo njeri që e quan apo e mban vetën demokrat.
Për këtë, askush nuk ka të drejtë të mbyll sytë apo më tej të bëjë rolin e indiferentit. Sepse orientimi është një çështje shumë e lartë se marrja e pushtetit.
Shqiptarët dhe demokratët duhet të jenë të qartë së pari për të kuptuar ku realizohen aspiratat demokratike, si zhvillohet vendi dhe si rritet mirëqenia e shqiptarëve. Duhet të kuptojnë ku mbështetet siguria jonë kombëtare, ku mbështetet siguria territoriale si komb.
Këto, duhet të jenë busulla jonë, busulla ku duhet të orientojnë partitë politike që synojnë pushtetin por edhe votuesit që do mbështesin ato.
Dalim përsëri tek pyetja në krye të shkrimit.
Ndarja dhe copëtimi i PD-së kujt i shërben dhe kjo forcë politike me SHBA-të kundër e me dyer të mbyllura dhe me një Europë që nuk i honeps, a mund të martë pushtet?!
Përse demokratët e foltorës nuk luftojnë për tu orientuar kah busulla por ndjekin “bariun” e tyre kundër partnerëve perëndimor?!
Përgjigjen ta kërkojnë se e gjejnë lehtë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu