Peng…

0
Poezi nga Veronikë Shkreli Pepushaj
Peng…
Pa u menduar gjatë,
E me çdo dëshirë,
Peng marrë për të gjallë,
Nga jo t’huaj, por t’shtirë,
E ka harruar krejtë,
Veten nuk e njeh e din,
Ka harru njerzoren,
T’paktën të ish aty,
Labirinth, kaluar krejtë,
Aty ku është jeta,
Ah sikur me ditë,
Ç’ka është e vërteta,
Kafshatë, kafshatë,
Në”kanibal” isha kthy,
Me i maru s’ngrënit
Të keqen me e shfry,
Pasi na u zu fryma,
Mungon oksigjeni,
Dhe këtijë, çelës i vunë,
Që kështu të mbetemi,
Durimi krejtë sosë,
Kjo humner e pa shpresë,
Njerëz pa dinjitet,
E krejtë të pa besë,
Sa u pëlqen veti,
Ne, krejtë neveritë,
Se të keqes, i thoni bukur,
E të mirës, i thoni zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu