PDK e LDK refuzojnë tryezën e Osmanit, ftesës iu përgjigj vetëm Haradinaj

0

Dy partitë e mëdha opozitare Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë refuzuar ftesën e Presidentes Vjosa Osmani për takime të ndara me liderët politikë të partive parlamentare për të diskutuar për situatën në veri.

Krasniqi e ka arsyetuar vendimin me sjelljen e Osmanit për zhvillimet e fundit, duke konstatuar se ajo ka shkelur obligimin e saj kushtetues.

Krasniqi ka thënë se është i gatshëm të takohet me Osmanin në rast se vendoset për caktim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj SHBA-së e BE-së.

Në letër thuhet se LDK-ja nuk mund as ta pranojë e as ta tolerojë një përplasje të tillë të Republikës së Kosovës me aleatët tanë.

“Çfarë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon e pret në këtë kohë është pozicionimi i qartë e kritik ndaj popullizmit të Kryeministrit, që ballafaqimin me aleat po e shndërron në kauzë të sjelljes së brendshme politike, me pasoja afatgjata për sovranitetin e vendit. Në këtë ballafaqim, pozicioni presidentes është jetik”, thuhet në letër.

Takimi është ftuar me propozim të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj i cili ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës së Presidentes.

Pas situatës së krijuar në veri presidentja Osmani pothuajse ka heshur tërësisht për mediat në Kosovë. Në një prononcim për media në Gjermani ajo ka thënë se është koha që të ulemi të bisedojmë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu