PD zyrtare këkon bashkimin e demokratëve, kundër përcarjes ‘peng i së shkuarës’!

0
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Shkruan Qamil Gjyrezi
Kryetari i PD-së Shkodër në një intervistë për mediat lokale deklaroi se demokratët e thjeshtë, janë pjesa më e mirë dhe më e pa fajshme si rezultat i përcarjes së PD-së. Në 32 vite dhe sidomos në 10 vitet e Rilindjes demokratët e thjeshtë nuk kanë patur asnjë përfitim, por janë taksuar dhe keqpërdorur nga politika e dyshes Rama Metaj dhe në 32 vite nga e shkuara politike! E shkuara politike ka ndikuar negativisht tek ekonomia dhe anarkia sociale e varfëria që përjetojmë sot.
Këta ditë drejtuesit kryesorë të PD-së zyrtare kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj dhe sekretari Gazmend Bardhi, kanë bërë thirrje të sinqerta politike për bashkimin e demokratëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, për rrëzimin e Edi Ramës dhe Rilindjes që ka bërë korrupsion galopant! Në një intervistë për median lokale të Elbasanit  Alibeaj deklaroi se për për zgjedhjen e kandidatit një rëndësi të madhe ka pëlqimi i strukturave të PD-së! Demokratët e ndërshëm nuk mund të pranojnë një kandidaturë, të votuar nga militantët e LSI-së në Primare! Kryetari Alibeaj, seklaroi se kandidatët e PD për bashkitë do të kenë pëlqimin e strukturave. Teksa u pyet për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Alibeaj tha për mediat se qëllimi ishte që të arrihej në një dakordësi për një kandidat që do kishte mbështetjen e të gjithë demokratëve. Me datën 28 Janarë Partia Demokratike dorëzoi listën e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14Majit .
Lista e plotë më anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve u dorëzua pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ky ishte një hap institucional i zotit Bardhi dhe PD-së legjitime. KQZ nuk ka pranuar listën e dorëzuar nga Flamur Noka, si jo legjitime. Me të drejtë PD legjitime dorëzoi listat e KZAZ-së, mbasi në të kundërtën ligjërisht KQZ, do të plotësonte komisionerët e KZAZ-ve me kandidatë të Rilindjes PS-së! Në këtë kontekst Zoti Bardhi deklaron se: “Copëtimi i PD e dëmton opozitën, jemi pro gjetjes së zgjidhjes për të dalë me kandidatë të përbashkët me Berishën’! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për dorëzimin e listës së PD zyrtare me anëtarët e KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 Majit!
Gazmend Bardhi për të qenë i hapur për bashkimin e demokratëve deklaroi mbrëmë në një emision se ‘Nëse Belind Këlliçi dëshiron të kandidojë si kandidat i Partisë Demokratike unë marr gjithë përgjegjësinë që cilido ta ketë vulën edhe firmën, Belind Këlliçi të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike,” Të gjitha këta lëvizje politike, janë në funksion të bashkimit të demokratëve pa fyerje dhe sharje, por gjithmonë duke lënë pas të shkuarën 32 vjecare! Politikanët kombëtarë dhe lokalë që kanë akuza nga drejtësia duhet ti drejtohen gjykateve për të marrë pafajsinë dhe mund të marrin pjesë në bashkimin e PD-së dhe të punojnë për fitoren e 14 Majit! Partitë politike nuk janë gjykata, por edhe në politikë si në të gjitha fushat e jetës e drejta vonon por nuk harron.
Mbështetja e madhe e SHBA-ve duhet të bëjë optimistë të gjithë shqiptarët dhe demokratët, sidomos të rinjtë, të mos lënë vendin e tyre mbasi ka të ardhme! Si përfundim po citoj ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha që deklaron: ‘E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu