PD-ja mund të bashkohet pas vitit 2025

0
Shkruan Zef Ndreka
Që do të thotë se në këto kushte të ndara dy partitë, PD-ja dhe Foltorja, nuk e prekin dot fitorën.
Berisha dhe Basha luajnë pjesën e fundit të lojës së tyre, sejcili në visin e vet. Kjo lojë do të jetë e shkurtër, në vartësi të rezultatit të zgjedhjeve të radhës, por që përfundon dukshëm në 2025-ën me ri-fitorën e socialistëve.
Vetëm atëherë do të bindën përfundimisht demokratët, foltoristët, dhe sidomos ndjekësit symbyllur të Berishës, dhe të palës tjetër zyrtare që sot janë të përçarë për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe të strukturave drejtuese të saj.
Në 2025-ën detyrimisht, do të piqen kushtet e rithemelimit të vërtetë të PD-së për të filluar një epokë të re për të. Ky rithemelim nuk u bë në kohën e duhur pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, kur PD-ja dhe opozita në tërësi, arriti të merrte vetëm 30 mijë vota më pak se socialistët, të cilët tjetërsuan votat me blerje, me përdorimin e parave të termetit e te tjera manovra që i kemi thënë në analiza të tjera.
Realiteti i krijuar në fakt kërkon që sot një qasje tjetër që demokratët nuk po mund ta bëjnë.
Edhe pse nga humbja e thellë mësuan se edhe të bashkuar nuk mund të fitojnë përballë makinerisë elektorale të Ramës, përpjekjet kokëforta vazhdojnë.
Berisha në njërin krah, dhe pala tjetër në krahun tjetër, pa mundur të gjejnë një rrugë kontakti e bashkëpunimi për të arritur përbashkimin.
Nuk mjaftojnë përpjekjet e Gazmend Bardhit, as të Jorida Tabakut apo deputetëve të tjerë të PD-së, apo të anëtarëve të kryesisë së partisë, të cilët kanë mendim të ndryshëm nga një pjesë tjetër e saj.
Tashmë ka marrë rrugë zgjedhja e Kryetarit të PD-së. Lulzim Basha do të jetë kryetari i saj dhe shpresa për të ringritur partinë në nivelet që kërkohet.
Shpresoj që me rizgjedhjen e Bashës, të mos rifillojë lufta e brëndshme, siç nisi dy vite me parë.
Sepse, ka ndodhur që sa herë dikush merr drejtimin në PD, nisin anatemimet dhe sulmet e papara nga Berisha. Kështu bëri me Bashën, me Bardhin, me Alibeajn. Sapo janë dorëhequr, ka pushuar si me magji sulmi!
Kjo tregon se PD-ja brënda të cilës po fusim edhe foltorën, ka një problem të madh, që është Berisha, i cili poshtëroi demokratët në zgjedhjet e fundit vendore duke i trafikuar votat nga PL e Metës.
Gjithsesi, Berisha do e bënte atë provë për të parë realisht ku është. Ende duket i pabindur me humbjen katastrofike, por e keqja është se askush në Foltore nuk po guxon t’ia thotë qoftë edhe një herë të vetme në sy.
As në 2025 nuk do arrijnë kur ta shohin foltorën akoma më të dërmuar.
Sidoqoftë, edhe pse vonë, bashkimi i PD-së do të bëhet. Një PD e fortë i shërben një Shqipërie të fortë.
E kundërta, i shërben vetëm agjenturave antishqiptare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu