Deri tani, brënda ish PD-së duket qartë së janë dy kampe krejtësisht të ndara përfundimisht. Grupi i foltorës të përfaqësuar nga Berisha, dhe grupi i PD-së zyrtare të përfaqësuar po zyrtarisht nga Gazmend Bardhi.
Konglomerati i PD-së, pati vijën e saj ndarëse qëndrimin ndaj SHBA-ve dhe BE, pas shpalljes non grata të familjes Berisha.
Me Berishën, u bashkuan dhe e ndoqën një grup relativisht i madh i anëtarësisë së PD-së dhe një numër i madh simpatizantësh përsonal të Berishës.
Ky grupim u quajt foltore dhe dukshëm është në armiqësi me Bashën dhe PD-në zyrtare.
Grupi i PD-së, apo i mbajtjes së vulës, është grupi qëndrestarë, i palëkundur nga lufta e ashpër brënda llojit.
Nga kjo luftë, nisur nga interesa përsonale e familjare të Berishës, u nda dhe u përça grupi parlamentar i PD-së, nga ku rezultojnë tre grupime demokratësh dhe konkretisht:
– Grupi i foltorës pa kryetarë.
– Grupi i PD-së zyrtare me kryetar Gazmend Bardhi.
– Dhe një tjetër grup “asnjanes”, i pa rrjeshtuar nga asnjëra palë, të cilët nuk dijnë ende kë përfaqësojnë. Mund të quhet grupi i deputetëve që vegjetojnë, të cilët nuk janë as mish as peshk.
Faktikisht, grupi i parë, ai i foltorës është me deputetë servilë përsonal të Berishës, të cilët e kanë ndjekur për ti shlyer borgjin e korrupsionit apo dosjeve…
Grupi i vegjetuesve është ai i deputetëve apolitik, pa shtyllë kurrizore! Ky grupim pret e pret me durim kush do të dalë i fituar nga lufta brënda llojit dhe faktikish janë kundër Berishës dhe përfaqësuesve të PD-së zyrtare.
Mbase deputetët e këtij grupimi e kanë ndarë mendjen që pas kësaj legislature të mos merren më me politikë.
Grupi tjetër i deputetëve, pra i PD-së zyrtare, është grupi që është rrudhur shumë por që arriti të mbahet si grupim për të ruajtur zyrtarisht përfaqësimin dhe financimin.
Me çfarë shihet, PD-ja historike nga dy parti, do bëhet më tre!
Foltorja.
PD-ja zyrtare.
Vegjetuesja.
Këtë e ka thënë dhe Fishta, se nuk bëhen dy shqiptarë me një mendje, ma sa me mbush një thes me pleshta!
Duket qartë se në këtë coptim të PD-së, detyra e Ramës ishte derivimi dhe jo integrimi!
Dhe këtë e ka bërë dhe po e bën mirë si pjesë e trëkëndëshit të Bermudës dhe i katovicës!