PD e vulës vendos këtë javë për të ardhmen e saj

0

PD e vulës do mbledhë të hënën dhe të martën strukturat e saj me qëllim vendosjen e hapave zyrtare që do të ndiqen për të ardhmen. Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupimi, Gazmend Bardhi ka shpërndarë një njoftim ku lajmëron mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së partisë.

“Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.
Me rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSH”. Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë” – shkruan Bardhi.

Pak ditë më parë u rishfaq në skenën politike edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai la të hapur mundësinë e rikthimit në krye të kësaj force

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu