Shkruan Qamil Gjyrezi
Po ndjeki një DVD të datës 24 Nëntorë 2023 dhe shoh disa kryetarë të partive të djathta që bëjnë thirrje për bashkimin e opozitës, përtej Berishës dhe Bashës. Titulli i lajmit ishte: ‘Aleatët e PD-së kërkojnë bashkimin e opozitës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha t’i thërrasin arsyes’. Kjo deklaratë bëhet në këta ditë kur SPAK ka dosje të tjera të gatshme më duket këtë herë djathtas.
Deklaratën e lexon një person i thirrur dhe akuzuar nga SPAK për dosjen e Gërdecit.
Kjo deklaratë bëhet pikërisht kur Berisha dhe familjarët e tij janë thirrur nga SPAK dhe ku Basha ka filluar takimet me demokratët perëndimorë në të gjithë Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin 30 vjecarë dhe shpalosur programin për dhënien fund të korrupsionit. Media me qëllim i ose e detyruar nga faktorë të tjerë, i quan pjesmarrësit e konferencës së bashkimit ‘aleatë’ të PD-së.
Pjemarrësit e kësaj konference janë thjeshtë aleatë personal të Sali Berishës dhe i kanë bërë shumë dëm së djathtës së vërtetë. PD do të përcaktojë aleatët për aksionin politik të ardhshëm me vendimet e Kryesisë së PD dhe aprovimit të Këshillit Kombëtarë të dalë nga zgjedhjet e 2 Shtatorit. Demokratët perëndimorë nuk pranojnë asnjë bashkëpunim me politikanë të 30 vjecarit me korrupsion dhe non-grata.
Demokratët perëndimorë nuk pranojnë koalicione me Nard Ndokën, Fatmir Mehdiun etj etj. Prandaj këta deklarata janë për të bërë vetëm politikë boshe, dhe janë kundër vendimeve të SPAK dhe drejtohen nga Berisha që i ka hapur luftë këtij institucioni. Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë vetëm nga SPAK dhe aleati ynë SHBA dhe BE.
Lulzim Basha deklaron qartë se: ‘Vetingu i politikanëve është mënyra më e mirë për ti dhënë fund korrupsionit. Kush është i korruptuar dhe kush jo. Kush është i lidhur me krimin e kush jo’. Demokratët e vërtetë e perëndimorë kanë aleat vetëm shqiptarët, të rinjtë që kërkojnë drejtësi të pavarur dhe dhënien fund të korrupsionit 30 vjecarë.