Gjykata la detyra konkrete për prokurorinë e kryeqytetit. Dy vëllezërit Marku u dyshuan për pastrim parash dhe për dhënie të parave me fajde dhe gjatë një aksioni të bujshëm policor atyre ju sekuestruan një seri pasurish. Por gjatë hetimit të mëpasshëm akuza nuk vërtetoi dot se ata kishin kryer krime që bazuar në ligj do të sillnin si pasojë bllokimin e aseteve të tyre
Në 60 përqind të rasteve, prokuroritë dështojnë gjatë hetimit pasuror të pastrimit të parave që burojnë nga droga dhe Forex. Mbasi nuk janë në gjendje që të gjejnë prova, çështjet pushojnë dhe kjo është situata prej katër vitesh në prokuroritë e shkallëve të para.