Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

0

Një dasmë në fshatin Shkabaj është kthyer në një skenë dhune, ku protagonist ka qenë këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Incidenti i rëndë ka ndodhur pasi këngëtari dhe vëllai i tij, Albin Kasapi, u përfshinë në një përplasje fizike, e cila solli dhunimin e tyre.

Sipas raportimeve, sherrin e ka shkaktuar vonesa e Kasapit dhe gjendja e tij e dyshuar e dehur, çka ka tensionuar marrëdhënien me nikoqirët e dasmës. Situata ka degraduar shpejt në dhunë, ku Feim Kicaj, Bledar Kicaj dhe Blerim Kicaj dyshohet se kanë sulmuar fizikisht vëllezërit Kasapi. Po ashtu, raportohet se edhe nusja e dasmës ka pësuar lëndime gjatë përleshjes, duke ngritur dyshime se mund të jetë goditur nga vetë këngëtari.

Arrestime dhe reagimi i këngëtarit
Pas thirrjes së policisë, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar një mesazh, duke iu referuar një incidenti të mëparshëm ku ai kishte dhunuar të dashurën, duke u shprehur “Nja 2-3 shpulla”. Ky reagim, i shoqëruar me ironi, ka ngjallur polemika të shumta në publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu