Kryeministri Edi Rama ka shtyrë edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare.
Takimi ishte planifikuar të mbahej në datën 9 qershor. Shkak për shtyrjen janë bërë zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.
Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare. Kreu i qeverisë nisi më datën 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.
Sakaq më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.