Pas 8 orësh mbyllet seanca ndaj Malltezit dhe Berishës, vendimi shtyhet…

0

Përfundoi në GJKKO seanca e ankimimit të vendimit ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtarja Ilirjana Olldash e cila pas 8 orësh diskutime vendosi që seanca të shtyhet për ditën e nesërme në orën 11:00 me argumentin se dosja “Partizani” ka një material voluminoz.

Jamarbër Malltezi ishte i pranishëm në seancë dhe dha sqarime për gjyqtaren në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani dhe procesin e ndërtimit. Ndërsa ish-kryeministri sërish refuzoi SPAK-un dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Avokatët paraqitën argumentat e tyre kundër vendimit të SPAK për masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” ndaj Berishës…!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu