Pandeli Majko është kriminel zgjedhjesh, ndaj Lal Vjedhësit ka revoltë të madhe…

0

Për rreth një orë e gjysmë, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje në selinë rozë me kryesinë e PS dhe drejtuesit politk të qarqeve.

Gjatë kësaj mbledhjeje është marrë vendimi që Pandeli Majko të largohet si drejtues politik i qarkut të Kukësit.

Mësohet se Eduart Shalsi do të shkojë drejtues politik ne qarkun e Kukësit, ndërsa Pandeli Majko vjen në Tiranë ku do t’i caktohet një zonë elektorale.

I pyetur për këtë lëvizje të kryesocialistit Rama, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Pandeli Majkon si kryekriminelin e votave në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Berisha tha se kjo vjen edhe pas ndaj Erion Veliajt në Tiranë ka një revoltë të jashtëzakonshme.

Deklarata e Berishës

Edi Rama do të përdorë të njëjtat mjete. Ju i shifni se ç’po ndodh në Shkodër. Vrasje pas vrasje vetëm për mandatin e Edi Ramës në Shkodër. Policia iku thotë në drejtim të paditur, ju garantoj se çdo vrasje në Shkodër, ka mbështetjen e policisë.

Takimet në Dubai kanë pasur vetëm këtë qëllim. Ju e patë se çfarë dokumenti paraqita para jush sot, por a ka një ndryshim sot. Ka një ndryshim të madh.

Ky ndryshim qëndron në tre rezoluta ndërkombëtare që e damkosin shtetin shqiptar si ndërmarrje të përbashkët mes pushtetit dhe krimit. Të gjitha këto na bëjnë ne që të vazhdojmë të sigurtë në betejën tonë, kundër kësaj narkodiktatura.

Qeveria do ti përdorë këtë, Rama nuk heq dorë, është në grahmat e fundit. E pranoi para 4 ditësh. E kam përdorur atë, por e ka përdorur Taulanti më shumë. E kam përdorë tha, por të tjerët e kanë përdorur më shumë këtë Sky Ecc, Enchrochat, Matrix etj.

Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës.

Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty.

At shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë.

I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës.

Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet.

Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë.

Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar.

Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin.

Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është.

Pra, ky është Majko.

Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie.

Për votën e diasporës, nuk kam statistika. Por çfarë kemi bërë ne? Ne kemi organizuar një seri takimesh në Itali, Greqi, SHBA, Britaninë e Madhe.

Dhe ne vazhdojmë takimet, natyrisht jo në salla luksoze sepse, thashë ne nuk kemi, me të ardhurat tona modeste, por atmosfera është e shkëlqyer.

Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit që mezi presin të firmosin me votën e tyre rrëzimin e kësaj diktature droge.

KONFERENCA E BERISHES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu