Deputeti demokrat Edi Paloka vijon të ironizojë Lulzim Bashën, i cili një ditë më parë, me ndryshimet statutore në PD-në e vulës, ka marrë edhe drejtimin e Grupit Parlamentar, pasi mori në dorë frenat e drejtimit të këtij formacioni politik.
Në rrjetet sociale, Paloka e krahason Bashën me personazhin e “Njeriut Orkestër”, rol i luajtur nga Louis de Funes, komendian i njohur francez. Madje Paloka shkruan se Basha ia ka kaluar edhe komedianit francez në rolin e “Njeriut Orkestër”.
Postimi nga Paloka
Të rinjtë nuk e kanë parë filmin “Njeriu Orkestër” me Louis de Funes, komedianin e njohur francez po kanë mundësinë të shohin këtë ton.
Madje ky e kalon komedianin francez .
Si tha dje? Pasi u vetëemerua kryetar, sekretar, kryetar, kryetar, kryetar…tha: nga sot partia nuk i përket më kryetarit po është të gjithëve !