Pa ujë dhe pa punësim, në Kaninë jetojnë çereku i popullsisë së dikurshme

0

Kanina është një nga fshatrat më të bukur në kurorën e gjelbër të Vlorës dhe me një pamje fantastike mbi qytetin më të frekuentuar nga turistët, po shkon drejt shpopullimit të plotë.

Të dhënat flasin se aktualisht në Kaninën e traditës, kulturës dhe historisë, jetojnë më pak se një e katërta e popullsisë së dikurshme.

Madje edhe emigrantët tani vijnë më pak, pasi i kanë marrë njerëzit e tyre të gjithë në emigrim.

Ato pak të rinj që gjejmë në fshat janë të dyzuar, të qëndrojnë në vendlindje apo të marrin edhe ata rrugët e emigrimit.

Për ta, fshati ka nevojë vetëm për ujë dhe pak vëmendje nga institucionet. Interesi i disa të huajve që po kërkojnë të blejnë banesa dhe toka në Kaninë, është një dritë shprese për të frenuar shpopullimin e mëtejshëm këtij fshati me tradita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu