Opozita proteston, gjykata duhet të vendosë për vulën

0

Që prej orës 10 të së enjtes politika në vend është e përfshirë e gjitha në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë aty ku u mbajt seanca maratonë 24 orëshe për çështjen e Charles McGonigal dhe pretendimet e opozitës për implikim edhe të kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të arrestuar për korrupsion dhe financime ruse.

Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.

Por ditën e sotme opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Tubimi është njoftuar të mbahet në orën 12:00.

“Shqipërisë i dalim Zot”, është slogani kryesor i opozitës.

Po ashtu, paralelisht me zhvillimet nga sheshi, këtë të premte pritet që Gjykata e Apelit e Tiranës të japë edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike, që ndahet mes grupit të Rithemelimit të kryesuar nga Sali berisha, apo ajo do t’i mbesë Enkelejed alibeajt në cilësinë e kryetarit të emëruar pas dorëheqjes nga postin i kryetarit ytë Lulzim Bashës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal…

Masat e Policisë

Teksa është thirrur protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

1 mijë vlonjatë i drejtohen Tiranës

Ndërkaq gazetari Edi Ruçi raporton nga Vlora për “Ora News” se rreth 1000 persona janë nisur nga rrethi i Vlorës, 3 bashkirë që përfshihen në të Vlorë, Himarë, Selenicë, në drejtim të protestës në kryeqytet të cilën do ta zhvilloi ditën e sotme opozita.

Nga të dhënat zyrtare të partisë demokratike dega Vlorë nga ky qytet janë nisur rreth 800 persona, teksa në degën e partisë demokratike janë rregjistruar më herët mbi 200 automjete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu