Gazetari Milaim Zeka komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se nisma “Open Balkan” e përfundoi ciklin e vet.
I ftuar në Euronews Albania, Zeka tha se Rama ra në kurthin e njerëzve pro-serbë dhe pro-rusë për shkëmbimin e territoreve.
“Rama ra në kurthin e këtyre këshilltarëve për “Ballkanin e Hapur”. Rama dhe Thaçi ranë në kurthin e njerëzve pro-serbë dhe pro-rusë për shkëmbimin e territoreve. Nuk e di nëse do normalizohen marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës”– tha ai.