Oficeri i policisë dhunon kafshërisht qytetarin (Video)

0

Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.

Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun Elvin Norolla.

Nga pamjet filmike duket se oficeri e ka goditur në ambientet e brendshme të një pallati në Pogradec, ndërkohë që policia nuk jep asnjë informacion mbi rastin dhe nuk dihet arsyeja pse është dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2023 në mes të ditës në pallatin në rrugën “Rinia” në lagjen numër 1 të Pogradecit.

Ndonëse fjalët janë të pakuptueshme, në një moment qytetari dëgjohet duke i thënë oficerit të policisë “për Zotin e madh nuk bëj gjëra të tilla”, por ai vazhdon ta godasë me shpulla dhe ta mbajë të kapur për rrobash. Më pas e shtyn nëpër shkallë dhe e qëllon me shqelma.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin.

Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin, i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të Policisë të Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu